Rrëfehet djali nga Tirana që natën kalon ylberin dhe bëhet një femër seksi

Ditën është djalë, ndërsa në mbrëmje kalon ylberin dhe shndërrohet në femrën sharmante me emrin Kloe. Kur flet për veten prezantohet n...


Ditën është djalë, ndërsa në mbrëmje kalon ylberin dhe shndërrohet në femrën sharmante me emrin Kloe. Kur flet për veten prezantohet në gjininë femërore, dhe me delikatesën e seksit të brishtë.
Po ashtu dhe kur të tjerët flasin për të, ka dëshirë ta quajnë “ajo” dhe jo “ai”, edhe pse është kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndërruar seksin. Është 20 vjeçe, studion në degën e Kantos pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, dhe ambicia më e madhe që ka është të bëjë famë si transeksualja e parë në muzikën shqiptare.
Në mbrëmjen gala në ditën kundër Homofobisë u prezantua para publikut me deputimin e parë, e veshur si femër me klas. Për të mësuar më shumë rreth jetës së dyfishtë të një transeksualeje që jeton në realitetin tonë shqiptar, frikën nga familja, ngacmimet që i bëjnë djemtë, dashurinë dhe planet për jetën si femër, lexoni rrëfimin ekskluziv që jep për revistën “Story”.
Ke lindur me seksin mashkull, por ndihesh femër. Cili është përjetimi yt?
Të hysh në botën e femrës është diçka shumë e bukur dhe e brishtë. Kur vishem si e tillë ndihem vetvetja. Është ndjesi shumë e bukur.
Kur puthe një djalë për herë të parë?
Para një viti ka ndodhur një gjë e tillë.
Do kërkosh të bësh ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar organin seksual?
Jo, aspak. S’do bëja asnjë ndërhyrje në trupin tim. Mua thjesht më pëlqen të vishem si femër. Jam e kënaqur me paraqitjen time dhe jam kundra ndërhyrjes.
Pse je kundra?
Mua më pëlqen natyralja, e jo plastika.
Mosha jote?
Unë jam 20 vjeçe.
Si është një ditë e jotja?
Unë quhem Kloe si femër, dhe bëj jetë normale. Përditshmëria ime nis me zgjimin, më pas shkoj në shkollë e pas shkollës dal me shoqërinë. Dua tëtheksoj faktin që studioj për Kanto në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Në jetën e përditshme si vishesh, pra kur ndjek leksione në universitet?
Si një djalë normal.
Në cilat raste ndryshon gjini?
Unë në publik kështu dua të dal, pra si një këngëtare femër. Look-u im ndryshon me raste, zakonisht mbrëmjeve kur performoj në skenë.
Ky është emri që ke zgjedhur për veten si femër, po si quhesh në të vërtetë? Emri që të kanë vendosur prindërit?
Nuk mund ta bëj publik emrin tim të vërtetë, pasi unë dua të njihem si Kloe. Arsyeja është se kam probleme me familjen time.
Deputimi yt i parë në publik ishte në mbrëmjen gala që u organizua para pak javësh në ditën kundër Homofobisë të organizuar nga LGBT. Çfarë këndove dhe si të pritën?
Në radhë të parë për mua ishte kënaqësi dhe privilegj të këndoja në mbrëmjen gala, në kuadër të ditës kundër Homofobisë. Unë dua t’i falenderoj shumë organizatorët për përkrahjen dhe për ngrohtësinë që më dhanë, kur u shfaqa para tyre. Në atë mbrëmje këndova cover-in “Take me to church”. Dua të them se dhe fabula e këngës ishte e goditur për atë natë, sepse dhe mbrëmja gala ishte për komunitetin LGBT, veçanërisht përstrehën.
Shohim që e ndryshon shpesh ngjyrën e flokëve në daljet e tua. Kur zgjedh të jesh bionde dhe kur brune?
Ndihem komode si me flokët e zeza ashtu dhe me bionde. (qesh) Janë paruke dhe i përdor sipas rastit, kur dua të ndryshoj look.
Me cilët muzikantë ke miqësi apo po bashkëpunon për të hyrë në tregun muzikor?
Kam miqësi me Bojken Lakon, i cili po më ndihmon shumë në fushën e muzikës, bashkë me Semi Jaupaj. Ai më dha një shtysë për të vazhduar ëndrrën time përpara në muzikë.
Pra në muzikë do të prezantohesh vetëm si femër?
Po sigurisht që po, si femër. Ajo është gjëja që dua të arrij në jetë pra të njihem si këngëtare femër, domethënë këngëtare trans. Njerëzit dua të më vlerësojnë nga talenti dhe jo nga pamja ime e jashtme. Pamja ime do të jetë thjesht diçka që unë ashtu ndihem.
Meqë synon botën e showbizz-it, cili mashkull VIP të tërheq seksualisht?
Nuk i shikoj në atë aspekt VIP-at meshkuj në Shqipëri. Të paktën për momentin.
Ke përjetuar ndonjë histori të vërtetë dashurie?
Sigurisht që kam pasur, nuk jam tip i aventurave.
Je në një lidhje aktualisht?
Për momentin jo, dhe nuk dua të kem tashmë. Jam mirë vetëm, sepse dua t’i përkushtohem karrierës.
Është e vështirë për ty të gjesh partner në Tiranë?
Mua më gjejnë vetë djemtë, pra nuk jam unë që kërkoj dhe gjej. Por vështirë të krijoj diçka duke u dhënë shpresa meshkujve për të pasur lidhje me mua. Unë një partner kam pasur deri tani dhe ai ka qenë 23 vjeç.
Martesa është në planet e tua?
Kam plane të tjera për veten, pasi dua t’i fokusohem karrierës sime në muzikë. Lidhjen apo martesën e shikoj shumë larg për momentin.
Je provokuese si femër, të ngacmojnë shumë djem?
Nuk bëj gjeste që të më ngacmojnë dhe as nuk zhvishem shumë. Ngacmime sigurisht që kam, por jam tip shumë serioze ndaj kanë frikë të më ngacmojnë.(qesh)
Imiton Khloe Kardashian, të pëlqen mënyra e saj e prezantimit në publik?
Jo, aspak. Më pëlqen si pamje, por jo.
Cila është karakteristika jote fizike më seksi, me të cilën bie në sy?
Jam 1.81 pa taka, pra për miss. Dhe jam pak e mbushur në trup.(qesh) Pjesa ime më seksi? Nuk e mbaj veten për të bukur apo seksi, por mund tëthem që pjesa që më bie më shumë në sy është pjesa e buzëve.
Çfarë natyre ke, filozofia femërore që ke për veten?
Nga vetë fjala “natyrë” më pëlqen të ushqehem mirë, kujdesem për lëkurën, trajtohem si duhet duke përdorur produkte bimore.

Related

Erotikë 5274234594719300140

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item