Pse duhet të ecni zbathur

Të qendruarit zbathur në shtëpi ,për japonezët, është çështje respekti dhe higjene pasi në këtë mënyrë në shtëpi nuk hyjnë mikrobet. ...


Të qendruarit zbathur në shtëpi ,për japonezët, është çështje respekti dhe higjene pasi në këtë mënyrë në shtëpi nuk hyjnë mikrobet.
Nga ana tjetër finlandezët i heqin këpucët  edhe në shkollë.Ky ritual vlen  si për mësuesit dhe nxënësit.Ata  shprehen se kjo  ndihmon për qetësinë dhe një farë vazhdimësie shtëpi-shkollë.
Lëvizja e nisur në Zelandën e re e njohur si Barefooting,është më shumë  angazhuese.Kjo konsiston në ecjen zbathur,por jashtë.Një tjetër lëvizje është ‘’Earthing’’.Sipas saj ,ecja zbathur do të shpëtonte shëndetin tonë.Kur këmbët kanë kontakt me truallin,ka një varg përfitimesh si fizike,mendore.
Këto janë disa nga arsyet për të cilat ia vlen të heqim këpucët sapo të jetë e mundur.

Këmbë më pak të fryra
Lamberto Manzoli, kërkues I  mjekësisë klinike dhe shëndetit publik në Universitetin e La Sapienzë-s  në Romë  si dhe profesor  në Universitetin Gabriele D’ Annunzio di Chieti, shpjegon që të ecësh zbathur ndihmon për të riaktivizuar qarkullimin në drejtim të kundërt të gjakut, nga periferia drejt zemrës, duke sfiduar gravitetin. Një tjetër përfitim është se mban larg rrezikun e fryrjeve dhe rrezikun që gjaku të mos ndërrohet shpejt.
Na ndihmon të shërohemi më parë
Sipas disa kërkimeve  nga  Clinton Ober, pionier i Earthing, nëse qëndrojmë  zbathur kur jemi dëmtuar ose  kemi një sëmundje, elektronet që futen në trup mund të neutralizojnë radikalet e lira që veprojnë në indet e shëndetshme, duke kufizuar  efektet  anësore  të sëmundjeve.
Na çlodh
Të ecurit zbathur bën mirë për të gjitha grupmoshat. Kur ecet zbathur stërviten butësisht muskujt, çlodhen venat dhe përcillet një efekt clodhës në gjithë trupin.Mos u friksoni nga kërpudhat në këmbë sepse ato zhvillohen më shumë në këmbët e mbyllura,në mjedis të ngrohtë e të lagësht.
Është një masazh natyral
Kur bëni shëtitje zbathur, në fundet nervoreqë kanë të bëjnë me organet e ndryshme në trup, ushtrohet presion.Në këtë mënyrë do të ndiheni më të çlodhur dhe do përmirësoni shëndetin tuaj.
Është shumë më efikase kur ecja  realizohet mbi bar.
Është më e shëndetshme

Një studim i Universitetit  të Arizona-s ka treguar që poshtë këpucëve mund të grumbullojmë mbi 400 baktere. Përmendim ato të meningjitit dhe polmonitit .Një studim zbulon që 98 % e baktereve të pranishme në shtëpi vjen nga jashtë.
Na mbron nga substancat toksike
Të heqësh këpucët sapo hyn në shtëpi, është një zakon i mirë për shëndetin. Një studim i  Environmental Protection Agency thotë që helmet e barishteve mund të hyjnë lehtësisht në shtëpi pasi ngjiten pas këpucëve kur jemi jashtë.
U bën mirë muskujve
Shtrembërimet e gishtave,kallot,iriqët janë të kurueshëm nëse dilni një shëtitje pa këpucë.Ecja zbathur vë në veprim muskulaturën e kofsheve dhe vitheve.Kjo është arsyeja se përse disa sporte si tenisi i plazhit,pilates,yoga etj praktikohen me këmbët zbathur.

Related

Shëndet & estetikë 6551938798479921518

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item