Poroshenko: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë i vetmi instrument presioni

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u shpreh sot se sanksionet evropiane ishin instrumenti i vetëm i mundshëm për të ushtruar presio...


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u shpreh sot se sanksionet evropiane ishin instrumenti i vetëm i mundshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë duke e detyruar të respektojë marrëveshjet e paqes së Minskut të nënshkruara në shkurt të vitit 2015.
“Nuk kishte alternativë tjetër”, deklaroi ai referuar përkthimit në frëngjisht gjatë një interviste dhënë për stacionin francez I-tele, pak para një takimi në Paris me homologun francez, François Hollande.
“Rusia po furnizohet me forca të reja, tanke, pajisje dhe naftë për mjetet ushtarake me qëllim shpërthimin e një vatre të re konflikti”, akuzoi Petro Poroshenko.
Përderisa nuk parashtrohet çështja për përdorim e forcës kundër Rusisë, nuk mbetet gjë tjetër, sipas tij, veçse miratimi i sanksioneve që pala ruse të bindet për të tërhequr trupat e saj.
Moska përgënjeshtron çdo formë të pranisë së trupave të saj në territorin ukrainas.

Related

Botë 7981388124612375588

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item