Përkujtohet Imam Kohmeini, mësuesi i madh i moralave fetare islamike

Është pëkujtuar 27 vjetori i vdekjes së Imam Kohmeinit, që për besimin islam është një ndër mësuesit dhe udhëheqësit e moralave fetare...


Është pëkujtuar 27 vjetori i vdekjes së Imam Kohmeinit, që për besimin islam është një ndër mësuesit dhe udhëheqësit e moralave fetare. Imam Kohmeini mban gradën më të lartë si dijetari i fesë, dhe vazhdimisht predikoi barëzinë shoqërore dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Në nder të tij, Ambasada e Iranit në Shqipëri organizoi një aktiviteti  duke vlerësuar kontibutet e imamit.
Republika islame e Iranit në Shqipëri përkujtoi udhëheqësin fetar dhe politikë Imam Khomeini.
Sheh Hysein Ali Hormova: Khomeini është një udhëheqës kryesor i Iranit, por me përmasa botërore për islamin, sepse i tregoi botës mbarë luftë kundër mbretërive, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit për ti dhënë të drejta popujve.
Imam Kohmeni, jo vetëm në Iran, por për mbarë besim islam konsiderohet pishtari që ndriçoi rrugën e besimit. Mësuesi i moraleve islame ka 27 vjet që është ndarë nga jeta por besimtarët i kujtojnë kështu predikimet e  tij.
Sheh Hysein Ali Hormova: Vajti Shefenazja, ish –ministri i Jashtëm rus në Iran e gjeti në një dhomë 4×4 me një postiqe, me një palë tespie dhe me një kuran, nuk kishte stalltande. Madje ai thoshte se nëse qeveritarët tanë, kanë pallate të larta, ai shtet ka mbaruar. Këto mësime të tij janë për bazë sot sepse ai mbante parasysh një thënie të Imam Aliut të kemi kujdes sepse fragmente të caktuara të kohës përsëriten, fundi i ngjan fillimit.
Figura dhe kontributi i imamit u vlerësuar përpara të pranishmëve, si ambasadori i Iranit në Shqipëri, Konsujt e Nderit, klerikë dhe studiues.

Related

Shqipëria 8665084522556832813

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item