Pendohen britanikët. Kërkojnë referendum të dytë për të qendruar në BE

Britanikët pro BE-së kanë nisur një peticion i cili kërkon një referendum të dytë për qëndrimin apo jo në Bashkimin Europian. Faqja ...


Britanikët pro BE-së kanë nisur një peticion i cili kërkon një referendum të dytë për qëndrimin apo jo në Bashkimin Europian.
Faqja online është fryrë nga klikimet nga numri i lartë i vizitorëve. Për pak orë janë mbledhur mijëra firma.
Nisma është thirrur nga Oliver Healey, përmes një peticioni të ngritur në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit britanik.
Që një peticion të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues, shifër që tashmë është tejkaluar nga rasti në fjalë.
Nismëtarët e peticionit thonë se kërkesa e tyre bazohet në një rregull të miratuar për referendumin në fjalë, që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nën 60 përqind dhe pjesëmarrja është nën 75 përqind, atëherë duhet të mbahet një referendum i dytë.

Related

Top Lajm 2774699882387401746

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item