Pasojat e terrorizmit, Turqia goditet rëndë në turizëm; humbjet 17 mld $

E keqja më e madhe nuk ka mbaruar ende për Turqinë. Kështu thuhet në një analizë të rrjetit informativ Bloomberg, referuar goditjes që ...


E keqja më e madhe nuk ka mbaruar ende për Turqinë. Kështu thuhet në një analizë të rrjetit informativ Bloomberg, referuar goditjes që ka marrë ekonomia e vendit pas sulmit të së martës.


Industria më e rëndësishme e vendit, turizmi, është dëmtuar rëndë. Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dëmi i deritanishëm i ka kushtuar bankave turke 17 miliardë dollarë. Industria është në pikiatë me 35-40 për qind të të ardhurave në vitin 2016.

Basaran Ulusoy, kryetari i Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë, u shpreh se tani kanë për të ushqyer plagët e këtij viti, duke shpresuar se 2017 do jetë më i mirë.




Ndersa anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë më i madh i turistëve në bregdetin turk, pas gjermanëve, por rezervimet e tyre kanë rënë me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur dobësitë e Turqisë dhe defiçitin e saj buxhetor. Ndërsa sektori kyç i turizmit pritet të japë në vazhdim efektet negative, me ekspertët që thonë se do të duhet një vit kohë për të rekuperuar disi situatën.

Related

Turqia 7276090561347415927

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item