Pamje tragjike, drama humanitare në Falluxha

Me varka të vogla apo edhe me goma në vend të kamerdareve banorët e Faluxhës në Irak, po rrezikojnë jetët e tyre për t’u larguar nga be...


Me varka të vogla apo edhe me goma në vend të kamerdareve banorët e Faluxhës në Irak, po rrezikojnë jetët e tyre për t’u larguar nga beteja e luftës, e cila me shumë se asnjëherë është rindezur.

Në tentativë për t’u larguar, të paktën katër persona, ndër të cilët dy fëmijë, një grua dhe një i moshuar janë mbytur, ndërsa 9 të tjerë janë zhdukur në përpjekje për të kaluar lumin Eufrat.

ISIS ka zaptuar territorin, ndërsa forcat vendase të mbështetura nga ndërkombëtarët vijojnë me përpjekjet për të rimarrë në duar qytetin. Kryeministri Haider al-Abadi, derklaroi se ofensiva në Falluxha është ngadalësuar në mënyrë që të mbrohen civilët.

Rreth 50,000 civilë jetojnë atje, rreth 50 km larg Bagdadit. Ata kanë qasje të kufizuar në ujë, ushqim dhe kujdes shëndetësor. Beteja për të rimarrë qytetin sunit nga kthetrat e ISIS ka nisur në 23 maj, dhe lufta për të po vijon intensivisht.

Related

Botë 6317218660668610805

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item