Një tjetër “yll” shuhet nga kinematografia,Lamtumirë Bud Spancer! (VIDEO)

Është ndarë nga jeta sot në mbrëmje në një spital në Romë aktori i njohur, Bud Spencer, emri i vërtetë i cilit është Carlo Pedersoli....


Është ndarë nga jeta sot në mbrëmje në një spital në Romë aktori i njohur, Bud Spencer, emri i vërtetë i cilit është Carlo Pedersoli.
Lajmin e ndarjes nga jeta të 86-vjeçarit e ka bërë të ditur i biri, Giuseppe Pedersoli, i cili ka shkruar: “Babai ka fluturuar në qiell i qetë ditën e sotme rreth orës 18.15. Nuk vuajti, kishte pranë të gjithë të afërmit e tij dhe fjala e fundit që tha ishte “Faleminderit”
Aktori që u lind në Napoli në vitin 1929 për të gjithë do të mbetet në mendje si gjiganti i mirë, që rrihte paq të këqinjtë së bashku me mikun e tij Terence Hill.
Spencer që spikati në filmat western të viteve ’70, ka fituar zemrat e brezave të tërë që e kanë ndjekur nëpërmjet ekranit.
Ndër filmat e tij më të njohur të tij janë ‘Quo Vadis?’,  ‘Dio perdona io no’ ‘Lo chiamavano Trinità’, Non c’è due senza quattro, etj.

Related

Kultura 2862475534938489095

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item