Në Francë me një flamur gjigant (VIDEO)

Në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante. Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francë...


Në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante. Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francën, më 15 qershor në Euro 2016
Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet të zë vend në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian. Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona, njofton Klan Kosova.
Ani pse u nis nga një njeri, ideja e Rinorit gjatë rrugës gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët.
Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

Related

Sport 4120848356002501892

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item