Ndëshkimi që erdhi në fund. Franca shënoi 2 gola në 5 minuta, por kualifikimi i hapur (VIDEO)

Shqipëria u mund 2-0 nga Franca në “Velodrome”, një ndeshje dramatike për kuqezinjtë të cilët bën një pjesë të parë perfekte, por që në ...


Shqipëria u mund 2-0 nga Franca në “Velodrome”, një ndeshje dramatike për kuqezinjtë të cilët bën një pjesë të parë perfekte, por që në të dytën për shkak të presionit të madh të vendasve treguan shenja lodhjeje duke i lënë shumë hapësira yjeve francez të cilët shënuan 2 herë në minutat shtesë.

Në 45 minutat e para, Shqipëria luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të saj në këto vitet e fundit. Kuqezinjtë qëndruan të bashkuar në mesfushë e mbrojtje duke mos i dhënë mundësinë francezëve të rrezikonin Berishën.

Në pjesën e parë ata nuk goditën asnjëherë në kuadratin e portës. Por Shqipëria nuk e la vetëm me kaq, por shkuan edhe në sulm ku rrezikuan dy herë me Sadikun dhe Lenjanin.

Në të dytën, Deshamps futi në fushë Pogban i cili ndryshoi komplet lojën e “gjelave”. Madje ishte ai që dha sinjalin e parë në portën e Berishës. Minutat kalonin dhe kuqezinjtë nuk po arrinin dot të dilnin nga gjysmëfusha e tyre. De Biasi bëri disa lëvizje të cilët nuk ndryshuan asgjë përsa i përket lojës tonë.

Atëherë kur të gjithë mendonin se do të dilnin me 1 pikë nga kjo sfidë, në fushë u fut edhe Veseli, lojtari shumë i diskutueshëm i listës së Euro 2016. Në minutën e 90, vendosja e gabuar e tij na bëri të pësojmë dhe golin e parë. Griezman ndëshkoi Berishën dhe 2 minuta më pas Payet rrëzoi të gjithë mbrojtësit në zonën tonë dhe vulosi kualifikimin e Francës për në turin tjetër.

Tashmë kombëtares tonë i duhet të fitojë sfidën direkte ndaj Rumanisë dhe të shpresojë në rezultatet e ndeshjeve të fundit në grupet e tjera për të arritur të kualifikohet si një nga 4 skuadrat e treta më të mira.



“Shumë zhgënjim sepse bëmë një lojë shumë të mirë”.
Ishin këto fjalët e para të Elseid Hysajt i cili doli mjaft i trishtuara para gazetarëve.  
“Jemi këtu. Jemi të gjithë krenarë. I falënderojmë të gjithë tifozët që na duartrokitën në fund. Ne jemi këtu. Ka shpresë. Edhe një fitore me Rumaninë? Ne do të hyjmë në fushë dhe ajo është beteja e fundit” – e mbyll Hysaj.   /lapsi.al/

Related

Top Lajm 5075800181923286433

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item