Ndeshja ndaj Francës, De Biasi ndryshon formacionin, ja kush do luajë

Trajneri i kombëtares Xhani De Biasi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në ndeshjen e së mërkurës përballë Francës. Paraqitja ...


Trajneri i kombëtares Xhani De Biasi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në ndeshjen e së mërkurës përballë Francës. Paraqitja e disa lojtarëve në ndeshjen ndaj Zvicrës duket se ka lënë të pakënaqur teknikun dhe për këtë De Biasi ka menduar të bëjë disa lëvizje.
Vendin e Canës në mbrojtje pritet ta marrë Ajeti ndërsa pjesa tjetër do të jetë po ajo që luajti ndaj Zvicrës, me Mavraj, Agolli dhe Hysaj.
Në mesfushë, pritet të ketë dy lëvizje, me Memushaj dhe Lila nga minuta e parë duke ulur në stol Xhakën dhe Roshin. Në formacion ishte menduar edhe Kaçe por mesfushori ka pësuar një dëmtim dhe tashmë është në pikëpyetje nëse do të jetë i gatshëm.
Ndërkohë, në sulm do ta nis sërish nga minuta e parë Armando Sadiku.

Related

Sport 6441577726363007056

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item