Mister fati i dy pengjeve shqiptare, ndryshojnë kërkesat e Salam

Egjiptiani pengmarrës mban në ankth familjet e marinarëve shqiptarë Luan Mema dhe Dhimitër Malja. Zbardhet bashkëbisedimi i pengut me ...


Egjiptiani pengmarrës mban në ankth familjet e marinarëve shqiptarë Luan Mema dhe Dhimitër Malja. Zbardhet bashkëbisedimi i pengut me djalin e pronarit të anijes. Nga kerkesa për 70 mijë euro në shitjen e peshkarexhës.
Misteri i rrëmbimit të peshkarexhës shqiptare nga një egjiptian dhe mbajtja peng e dy marinarëve shqiptarë, kthehet në problem serioz.
Në ditën e gjashtë të zhdukjes së peshkarexhës, autoritetet shtetërore janë ende të paqartë mbi motivet e pengmarrjes, pasi tashmë 30-vjeçari Salam nuk kërkon më para, por shprehet se peshkarexhën e ka shitur.
Ajo që shqetëson më shumë është fati i dy marinarëve shqiptarë, pasi janë në ankth se diçka e keqe mund të ketë ndodhur.
Dyshohet se peshkarexha ndodhet në Aleksandri të Egjiptit, ndërsa janë ende peng Luan Mema dhe Dhimitër Malja.
Fati i tyre është në duart e 30-vjeçarit Salam, i cili nuk ngurroi që të merrte peng dy shqiptarët dhe të zhdukej pa gjurmë drejt Egjiptit.
Në një komunikim të fundit që Adel Mohamed Salam ka pasur me pronarët shqiptarë të peshkarexhës “Çelepia 2”, situata ka ndryshuar pasi ai nuk kërkon më 70 mijë euro, por shprehet se peshkarexhën e ka shitur dhe me ta konsiderohet i “larë” tashmë.
Ndërkohë shkruan në mesazhe telefonike se të dy marinarët Mema dhe Malja janë mirë. Pronarët i kërkojnë që të dërgojnë një foto të Dhimitër Maljes, por pengmarrësi nuk ka pranuar.
Në bisedën me sms, djali i pronarit të peshkarexhës i lutet që të lërë të lirë Memën dhe Maljen, por ai shprehet se pas shitjes së peshkarexhës do t’i lërë të lirë dhe mund të vijnë me një anije tjetër drejt Shqipërisë.
Ka dalë totalisht jashtë kontrollit kjo situatë, kjo edhe për shkak të mangësisë së theksuar në reagimin e strukturave tona shtetërore.
Duke qenë se anija kishte kaluar nga ujërat tona territorialë dhe bëhej fjalë për një pengmarrje, atëherë duhet që dy ditë më parë të kontaktonin me zyrtarët e tjerë të porteve të vendeve të ndryshme.
Nga ana e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë shqiptare po kryhen hetimet dhe po shpresohet që nëpërmjet përgjimit telefonik të saktësohet vendndodhja e peshkarexhës.
Udhëtimi i peshkarexhës nisi në mesditën e 18 qershorit nga Porti i Durrësit, kur autoritetet portuale dhanë lejën për peshkim në ujërat tonë ndërkombëtarë dhe në bord ndodheshin motoristi Luan Mema, kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Adel Muhamed Salam.
Ky i fundit dyshohet se filllimisht teksa ishte në udhëtim, u ka hedhur në ushqim ilaç gjumi dy shqiptarëve dhe më pas i ka lidhur.
Për të vënë në zbatim planin e tij ai kontaktoi me një tjetër shtetas egjiptian që punon në portin e Durrësit, duke i thënë se peshkarexhën e ka rrëmbyer ai dhe në këmbim të dy pengjeve kërkonte 70 mijë euro.
Fillimisht ai pretendonte se këtë shumë ia kishin detyrim pronarët e peshkarexhës, por këta të fundit e kanë mohuar t’i kenë borxh 30-vjeçarit Salam, që punonte prej disa vitesh në peshkarexhën e tyre.
Florian Çelepia, djali i pronarit të peshkarexhës së rrëmbyer shprehet se është u befasuar nga kjo ngjarje dhe nuk e prisnin një reagim të tillë nga Salam.
“Nuk ia kam idenë se përse ndodhi kjo. Me ne ka qenë shumë i kënaqur, i kemi pas dhënë dhe shtesë. Ka marrë pagat dhe mbipagë. Kërkojmë nga shteti të na sjellë marinarët gjallë, janë dy prindër që kanë lënë familjet. Nuk dimë çfarë të bëjmë, do t’i përgjigjemi për lekët, të na ndihmojë një çikë shteti se jemi dhe me banka”-u shpreh ai, duke këmbëngulur se nuk i kanë asnjë borxh 30-vjeçarit që u kthye papritmas në pengmarrës duke mbajtur në ankth familjarët e dy marinarëve.
Në një foto të parë shfaqet i lidhur këmbë e duar motoristi i peshkarexhës Luan Mema.
Ndërkohë nuk ka asnjë foto për kapitenin e anijes Dhimitër Malja dhe kjo ka shtuar akoma aludimet se ka diçka qe nuk shkon në këtë rrëmbim.
Në foton ku Mema qëndron me këmbë e duar të lidhura fatmirësisht nuk ka shenja dhune apo të shfaqë frikë të theksuar.
Dyshohet se peshkarexhën e blenë trafikantët e klandestinëve
Ndërsa orët kalojnë dhe fati i dy marinarëve që janë marrë peng po mban në ankth familjarët e tyre ka dyshime se peshkarexha mund t’u jetë shitur trafikantëve.
Ky veprim i 30-vjeçarit Salam lë të kuptohet se ai ka hequr dorë nga kërkesa për të marrë 70 mijë euro në këmbim të dy marinarëve shqiptarë të marrë peng.
Për prokurorinë mbetet i paqartë rrëmbimi i peshkarexhës dhe nuk dihet nëse vërtet Salam nuk është paguar për punën e kryer, por ndryshimi i kërkesave të tij brenda një kohe të shkurtër e ka kthyer çështjen në një “ekuacion” me shumë të panjohura.
Fillimisht ai kërkonte që t’i silleshin 70 mijë euro, por pas këmbënguljes së pronarëve të peshkarexhës duke i thënë se do t’ia sillnin shumën e kërkuar, por të tregonte vendin ku ishte dhe të jepte prova që dy pengjet ishin mirë, ai ka ndërruar version.
Në komunikimin e fundit me djalin e pronarit të peshkarexhës Salam shprehet se nuk i do më paratë, pasi shumën e kërkuar e kishte siguruar nga shitja e peshkarexhës.
Në të vërtetë në Egjipt mjete të tilla i kërkojnë shumë, pasi trafikantë të ndryshëm duke shfrytëzuar lëvizjen e emigrantëve i përdorin mjetet lundruese për të marrë personat që ikin nga vendet e luftës me synim Turqinë dhe Greqinë.

Related

Top Lajm 5607830474307261961

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item