Media amerikane: Shqipëria 47% shance për t’u kualifikuar

Kampionati europian dhe veçanërisht pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në të, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja. ...


Kampionati europian dhe veçanërisht pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në të, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja.
E fundit që shkruan është gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times“, e cila në faqen e saj në internet, “nytimes.com”, analizon situatën dhe mundësitë e vendeve të treta në grupe, që mund të përparojnë më tej në Kampionatin Europian.
Ajo ndalet edhe në Grupin A, ku i jep Shqipërisë 47 për qind shanse për t’u kualifikuar në raundet me eliminim direkt të “Euro 2016”. Kuptohet, ajo nëse fiton me Rumaninë ,të dielën.
“Sikurse dihet, dy skuadrat e para të secilit grup kualifikohen për më tej, në fazat me eliminim direkt, ndërsa katër nga 6 skuadrat e treta, me “rekorde” më të mira, po ashtu, vijojnë Kampionatin Europian.
Vetëm dy prej tyre (skuadrat e vendeve të treta), me “krendecialet” më të dobëta, do të kthehen në shtëpi, ashtu si edhe ato që do të mbyllin grupet, në vend të fundit. Kjo është struktura e paracaktuar nga UEFA, ndaj ndeshjet e treta janë tejet antagoniste. Shumë trajnerë dhe mijërat e tifozëve fillojë të bëjnë edhe matematikë në kokat e tyre, tashmë, duke planifikuar se çfarë duhet të bëjnë skuadrat e tyre për të siguruar një vend në fazën e “nokautit” të kompeticionit në fjalë.
Situata mund të jetë e komplikuar, veçanërisht në këtë turne të zgjeruar, me 24 skuadra finaliste. Teksa kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Grupin A dhe B, ne do të tregojmë të gjithë mënyrat se si skuadrat e vendeve të treta mund të kalojnë në raundin tjetër të Europianit. Pas një fitoreje ”gozhdë-thumbuese” ndaj Shqipërisë, vendi organizator i turneut, Franca, është në krye të Grupit A dhe e ka siguruar raundin tjetër, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e fundit, kundër Zvicrës, të dielën. Një fitore e mundshme i mban francezët në vendin e parë të grupit; një humbje e lë ata të dytët. Në thelb, Zvicra është e sigurt për të kaluar në fazën nokaut-it, çështja e vetme është se ku do ta përfundojë Grupin A. Nëse Zvicra mund Francën, ajo do të kryesojë grupin. Në qoftë se barazon, kombëtarja helvete do ta përfundojë në vendin e dytë.
Dhe nëse humbet, ajo do të përfundojë e dyta apo e treta, në varësi të rezultatit Rumani-Shqipëri. Edhe po mbeti me 4 pikë, sa ka tani, Zvicrës i mjaftojnë për të përparuar më tej. Rumania fitoi një pikë kundër Zvicrës, me barazimin 1-1, të mërkurën. Ajo tani do të përballet me Shqipërinë, pa asnjë pikë, që i ka humbur dy ndeshjet e para në Grupin A. Nëse fitojnë, rumunët do të kenë katër pikë, të mjaftueshme për vendin e dytë apo të tretë, në varësi të rezultatit Francë-Zvicër. Nëse barazon me Shqipërinë dhe përfundon e treta, Rumania do të ketë vetëm dy pikë, që me siguri nuk do të jenë të mjaftueshme për të ecur përpara, duke pasur parasysh pritshmëritë se si do ta mbyllin skuadrat e tjera në vendin e tretë.
Pavarësisht një përpjekjeje heroike kundër Francës, të mërkurën, Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para dhe ka shanse të pakta për të avancuar më tej. Matematikisht, ajo ka ende një mundësi për t’u kualifikuar si njëra ndër më të mirat e vendit të tretë. 3 pikë ndoshta nuk janë mjaftueshëm, sepse gjasat janë që Shqipëria të mos jetë e vetmja skuadër me kaq pikë në vendin e tretë. Sidoqoftë, shpresa e vetme është për të mposhtur Rumaninë, të dielën në Lion. Mundësisht pa pësuar gol dhe duke shënuar më shumë se një të tillë. Sipas përllogaritjeve tona, po zuri vendin e tretë në grup, me 3 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka 47 për qind shanse për t’u kualifikuar”, – shkruan “nytimes.com”

Related

Sport 1687393372748966723

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item