Mavraj, mesazh tifozëve për sfidën me Rumaninë

Shqipëria deri tani nuk ka grumbulluar asnjë pikë në grupin A, të Euro 2016-të, megjithatë mbështetja e tifozëve shqiptarë nuk ka mungua...


Shqipëria deri tani nuk ka grumbulluar asnjë pikë në grupin A, të Euro 2016-të, megjithatë mbështetja e tifozëve shqiptarë nuk ka munguar në asnjë moment për kombëtaren kuqezi. Të shumtë ishin ata që përkrahën, Shqipërinë në sfidën ndaj Zvicrës që u zhvillua në Lens dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në takimin kundër Francës në Marseille, me rreth 24 mijë shpirtra kuqezi që ishin të pranishëm në stadiumin Velodrome.

Nga mbështetja e tifozëve kërkojnë të rinisen edhe të besuarit e Gianni De Biasit që të dielën në Lyon, do të kenë si objektiv kryesor të marrin rezultatin e parë pozitiv në Euro 2016-të. Nuk vendos në diskutim mbështetjen e tifozëve edhe për ndeshjen ndaj Rumanisë, mbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka falenderuar fansat për përkrahjen.

“Mbështetja juaj, oksigjeni ynë, Zoti na dhëntë sukses të gjithëve”- shkruan Mavraj. 30-vjeçari, i cili në Kombëtaren Shqiptare është një titullar i padiskutueshëm është i bindur se me mbështetjen e madhe të tifozëve, Shqipëria do të regjistrojë një rezultat historik në sfidën e tretë të grupit A, ndaj Rumanisë.

Related

Sport 853430781142567977

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item