Asnjë gol? Asnjë fitore?
Nuk ka vend për panik pasi edhe me një skenar të tillë, skuadrat mund të shpresojnë te kualifikimi në fazën tjetër.
24 ekipe të ndara në 6 grupe janë të gjitha në lojë për një biletë në fazën tjetër, pasi formula e paprecedentë për kualifikimin e 16 ekipeve i mban me shpresë të gjithë në këtë europian.
Në fakt, teorikisht është e mundur që edhe pa arritur një fitore në grup, një skuadër mund të avancojë për më tej.
Matematikisht edhe një pikë është e vlefshme, prandaj barazimi nuk është për t’u hedhur poshtë.
Në rastin më ekstrem, nëse dy skuadrat favorite të grupit grumbullojnë nga 6 pikë, dy më të dobëtat ndalen në barazim 0-0 duke u renditur në vendin e tretë dhe në këtë mënyrë, njëra prej tyre është automatikisht në garë për një biletë në fazën tjetër.
Gjithsesi, të gjitha pikëpytjet do të hiqen pas përfundimit të ndeshjes së fundit të grupeve dhe më pas do të llogariten të gjitha të dhënat për të caktuar edhe 4 skuadrat më me fat që do të vazhdojnë ëndrrën europiane.
Në këtë mënyrë, 71% e ekipeve do të vazhdojnë më tej, ndërsa pjesa tjetër do të kthehet në shtëpi.
Një formulë që bën të ëndërrojnë edhe më të vegjëlit e kontinentit.
Ky Europian parashikohet të dhurojë surpriza dhe emocione deri në frymën e fundit.