Klasifikimi i “Forbes”, Angela Merkel gruaja më e fuqishme në botë

Angela Merkel është shpallur gruaja më e fuqishme në botë nga revista amerikane “Forbes”. 6 herë radhazi Kancelarja gjermane mban kry...


Angela Merkel është shpallur gruaja më e fuqishme në botë nga revista amerikane “Forbes”. 6 herë radhazi Kancelarja gjermane mban kryesimin e listës, duke lënë pas në vendin e dytë kandidaten demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton dhe në vendin e tretë kreun e rezervave federale, Janet Yellen.
Angela Merkel vijon dominimin në listën e revistës prestigjoze “Forbes” përsa i përket femrave më të pushtetshme në botë.
Është hera e 6-të rradhazi që Kancelarja gjermane ndodhet në majën e renditjes së revistës amerikane.
Kriteret që merren në konsideratë nga “Forbes” janë pasuria individuale e personave, prezenca mediatike, influenca që ata kanë në fushën e tyre, por edhe jashtë saj.


“Merkel gjatë këtij viti ka arritur me sukses të përballet me krizat ekonomike në Europë siç ishin ajo e Greqisë apo edhe e Spanjës. Ajo po ashtu ka arritur të ketë mbështetjen e qytetarëve gjerman dhe politikanëve në vendimet e marra. Një nga arsyet se përse Bashkimi Europian është ende funskional është pikërisht Kancelarja gjermane”– shkruan “Forbes”.
Në këtë garë, Angela Merkel, la pas kandidaten demokrate për Presidente në SHBA, Hillary Clinton dhe kreun e rezervave federale Janet Yellen.
Filantropistja Melinda Gates ndodhet në vendin e 5-të e ndjekur nga Drejtorja ekzekutive e General Motors Marry Barra.
Drejtorja e zyrës së menaxhimit në fondin monetar ndërkombëtar Chrisitn Lagard është listuar e 6-ta në renditje e femrave më të fuqishme në planet.
10-ja e parë kompletohet nga Drejtorja ekzekutive e rrjetit social Facebook Sheryl Sandberg, Drejtorja e Përgjithme e Youtube Susan Wojsciski, Meg Whitman CEO e Hwalett Packward dhe Ana Patricia Botin, kreu i kompanisë spanjolle Santander.

Related

Top Lajm 4577334509770378160

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item