Kina përdor frikën nga terrorizmi për të justifikuar fuqizimin e pushtetit

Nga Michael Clarke Problemet e gjata të Kinës me ndarjet territoriale dhe terrorizmin, sidomos në rajonin perëndimor të Xinjiang e...


Nga Michael Clarke

Problemet e gjata të Kinës me ndarjet territoriale dhe terrorizmin, sidomos në rajonin perëndimor të Xinjiang e kanë venë rajonin sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar mungesën e transparencës nga ana e Kinës në lidhje me pretendimet e saj për terrorizëm në Xinjiang, duke vënë në pikëpyetje deklaratën e Pekinit për bashkëpunimin e madh me Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Ai ka thënë se politika kineze në rajon mund të ketë acaruar tensionet etnike dhe ka kontribuar në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Media shtetërore në Xinjiang raportoi këtë javë se disa banorëve ‘Ujgurë’ do tu  kërkohet  të japin mostra të ADN-së, shenjat e gishtave dhe një imazh tre-dimensional kur të aplikojnë për pasaporta ose dokumente të tjera të udhëtimit. Kina ka hedhur poshtë kritikat e bëra mbi politikat e saj në rajon si të pasakta dhe subjektive.
Dhuna në Xinjiang: A ka Kina një problem terrorist?
Është e qartë megjithatë se Pekini ka instrumentalizuar gjithnjë kërcënimin e terrorizmit në politikën e  brendshme dhe të jashtme. Ndërsa pretendimet e lidhjeve në mes grupeve ujgur të Kinës dhe organizatave globale xhihadiste janë të deklaruarar disa herë, lidhjet janë në rritje. Kjo, e kombinuar me rritjen e terrorizmit brenda Kinës ka lejuar Pekinin për të justifikuar shtypjen që I ka bërë incidenteve në Xinjiang dhe ti lidhë ato me përpjekjet globale për të luftuar terrorizmin.
Kina, terrorizmi dhe ISIS
Kina ka deklaruar se qindra, madje mijëra,Ujgur po udhëtojnë për në Siri për të luftuar me grupet rebele atje,duke përfshirë ISIS. Në vitin 2014, lideri i ISIS Abu Bakr Al Baghdadi ka argumentuar se Kina ishte në të njëjtin nivel me vendet si Izraeli, India dhe SHBA si shtypëse e muslimanëve, ndërsa lancimi i një videoje propagandistike në gjuhën Mandarine ka konfirmuar dëshirën për të patur në objektiv Kinën. Pohimet zyrtare thonë së rekrutimi I Ujgurëve nga ISIS është I vështirë për tu vërtetuar. Ndërsa Partia Islamike Turkestane (TIP), një grup  nga Kina I fajësuar për sulmet në Xinjiang, ka një numër të pranishëm në në Siri, po ai është I lidhur me Al Qaeda-Filialin Jabhat al Nusra, jo ISIS.
Terrorizmi Ujgur dhe siguria kombëtare
Pekini është përqendruar në forcimin e një diskursi të rrezikut  rreth Xinjiang për tu përdorur si jashtë dhe brenda vendit. Zyrtarët kanë pohuar ndarja nga  Ujgurët është e frymëzuar dhe mbështetur  nga opozita. Që në 9/11, Pekini ka përvetësuar që në leksikun e luftës kundër terrorit  të lidhë grupet opozitare ujgurane me organizatat xhihadiste transnacionale. Pas trazirave ndër etnike në Urumqi në vitin 2009, Pekini ka nja shpejtësi në rritjen vjetore të buxhetit të Xinjiang-së kundër terrorizmit nga rreth 241 $ në vitin 2009 në më shumë se 930 $ në 2014. Një pjesë e madhe e kësaj rritje të shpenzimeve ka përfshirë zgjerimin e sistemit elektronik mbikqyrjes të Kinës. Në vitin 2014, Pekini themeloi  Komisionin e Sigurisë Kombëtare, duke kaluar në vend të pare legjislacionin kundër terrorizmit për vitin e ardhshëm. NSC ka bërë  një sinonim të sigurisë kombëtare” me sigurinë e regjimit, ndërsa ligji i ri siguron bazën ligjore për shërbimet e sigurisë për të identifikuar dhe shtypur individët ose grupet që konsiderohet të jetë terroriste dhe u kërkon ofruesve të internetit ofrimin e ndihmës gjatë operacioneve kundër terrorizmit. Ndërsa deklaratat zyrtare theksojnë se qëllimi kryesor i ligjit është forcimi I aftësisë së Pekinit për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të vendit brenda dhe jashtë vendit.
Që nga ardhja në pushtet, Presidenti Xi Jinping është fokusuar në dy çështjethelbësore të sigurisë në vend: ruajtjen e stabilitetit dhe Xinjiang ose fushatat e stabilitetit. Sipas Xi, kërcënimi i terrorizmit në Xinjiang është instrumentalizuar në mbarë vendin për të ndihmuar ruajtjen e stabilitetit. Mobilizimi i kërcënimit terrorist Ujgursi, sic ka thënë edhe Tom Cliff kohët e fundit, është jo vetëm për  parandalimin e sulmeve terroriste  ndaj civilëve ‘Han’  por edhe për të harmonizuar elementet potencialisht të paqëndrueshme të vetë popullsisë Han.  Dy nga interesat kryesore të Partisë Komuniste – siguria e shtetit njëpartiak, dhe stabiliteti në Xinjiang , janë bërë në këtë mënyrë gjithnjë e më të përçara./CNN/

Related

Top Lajm 4019261012673631390

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item