ISIS synon panik me hartën e sulmeve, Shqipëria mes vendeve me celula sekrete

Vetëm pak orë pas sulmit në Stamboll terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar një hartë ku tregohet shpërndarja e grupeve të tyre ...


Vetëm pak orë pas sulmit në Stamboll terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar një hartë ku tregohet shpërndarja e grupeve të tyre sekrete në të gjithë botën, e në varësi të luftëtarëve të tyre ata parashikojnë edhe vendet e botës me rrezik më të lartë për tu sulmuar.
Sipas hartës të publikuar nga “The Mirror”, vendet që janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe tregojnë zonat me kontroll të madh nga terroristët, pra më të mundshmet për sulme.
Zonat e kontrollit të mesëm janë ngjyrosur me portokalli, ndërsa me të verdhë ngjyrosen zonat ku ka prani të njësive të fshehta. Ka edhe një zonë të katërt që ngjyroset me gri, aty ku ISIS pretendon të mos ketë shtrirje.

Kështu në zonën e parë, me të kuqe, hyjnë shtete si Turqia që u sulmua mbrëmë, Spanja, Maroku, Tunizia, Algjeria, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia.
Në zonën e dytë, e ngjyrosur me portokalli, aty ku ISIS pretendon se ka kontroll të mesëm hyjnë shtete si Italia, Greqia, Danimarka, Serbia, Suedia dhe Islanda. Ndërsa në zonën e tretë, më pak të rrezikshme, ISIS pretendon se ka grupe të fshehta, hynë edhe vendi ynë Shqipëria si dhe shtete të tjera si, Bosnja, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Ukraina Bjellorusia, Sllovenia, Austria, Sllovakia, Hungaria, Finlanda, Norvegjia, Irlanda dhe Portugalia.
Ka edhe pak shtete, ku ISIS pretendon se nuk i ka shtrirë ende celulat e saj, si: Cekia, Zvicra, Polonia, Lituania, Lativia dhe Estonia.
BW/d.i.

Related

Top Lajm 6943118807834501329

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item