Irak, ofensiva për rimarrjen e Falluxhës, 2.500 militantë të vrarë (VIDEO)

Në një muaj ofensivë për të rimarrë nën kontroll qytetin e Falluxhës, forcat irakene të sigurisë kanë vrarë rreth 2.500 militantë të...



Në një muaj ofensivë për të rimarrë nën kontroll qytetin e Falluxhës, forcat irakene të sigurisë kanë vrarë rreth 2.500 militantë të Shtetit Islamik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria irakene e Mbrojtjes, që ka konfirmuar se u ka marrë xhihadistëve dy zona veri-perëndimore të qytetit sunit, i shtrirë në veri-lindje të Bagdadit.

Njoftimi vjen pak ditë nga ai i kryeministrit iraken Haider al Abadi, për ofensivën për marrjen e qytetit me mbështetjen e militantëve shiitë dhe forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Zyrtarët qeveritarë deklarojnë se 80 për qind i territorit të Falluxhës është tashmë nën kontrollin e ushtrisë, edhe pse luftimet vazhdojnë në disa zona ku fraksione të militantëve bëjnë ende rezistencë.


Related

Top Lajm 7812394694353197603

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item