Google do të fillojë prodhimin e telefonave nën logon e saj

Google është duke planifikuar të bëjë një “tronditje” në tregun e telefonave inteligjentë, duke lëshuar celularin e saj, një veprim ky...


Google është duke planifikuar të bëjë një “tronditje” në tregun e telefonave inteligjentë, duke lëshuar celularin e saj, një veprim ky, që do të forcojë kontrollin e saj mbi softuerin e celularëve dhe do të shohim konkurrimin e saj drejtpërdrejt me iPhone.
Gjiganti i teknologjisë ka hyrë në diskutime me operatorët telefonik të celularëve, në lidhje me lëshimin e një telefoni të quajtur “Google”.
Google tashmë zhvillon sistemin operativ Android, i cili është i pranishëm në katër nga pesë telefona inteligjentë të shitur nëpër botë dhe mbështetet në një gamë të telefonave të prodhuar nga partnerët e saj si LG dhe Huawei nën markën Google Nexus. Por ndryshe nga Apple, Google ia lë prodhimin e telefonave të tjera kompanive të tilla si Samsung, kompania e përqendruar në zhvillimin e softuerit të lirë në telefonat e saj.
Sipas një burimi, pajisja e re, e cila do të dalë në fund të vitit, do ti japë mundësi Google të marrë më shumë kontroll mbi projektimin, prodhimin dhe softuerin e celularëve.
Edhe pse Android është sistemi operativ i pranishëm në shumicën e telefonave inteligjentë, të shitur në nivel global, Apple ende dominon për sa i përket fitimit në treg.

Related

Teknologji 2741257257269428990

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item