Gjuetia e njërëzve,vriten për kockat e tyre

Për Agness Jonathanit, çdo ditë është një luftë për mbijetesë.Ajo është nënë e dy vajaze të cilat janë albine,pra vuajnë nga çrregulli...


Për Agness Jonathanit, çdo ditë është një luftë për mbijetesë.Ajo është nënë e dy vajaze të cilat janë albine,pra vuajnë nga çrregullimi gjenetik që u shkakton mungesë të pigmentit në sy, lëkurë dhe kokë.Kjo gjë i bën ato më të rrezikuara psi i përkasin target grupit të piketuar.Aktivitet si vajtja në shkollë kanë një risk sepse dikush do t’i ndjekë për të plotësuar dëshirat barbare.
Sipas raportit të Amnesty International,fëmijët albine po bëhen shënjestër e gjuetarëve të cilët kërkojnë kockat e tyre.
Këto të fundit shiten si objekte fati, lumturie dhe shëndeti.Raportet tregojnë se kohët e fundit ky fenomen po rritet kryesisht për fëmijët albinë që jetonë në Afrikën jugore.Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i këtij viti ku u vranë 4 fëmijë duke përfshirë këtu dhe një foshnje.Një nga viktimat ishte 17-vjeçari Davis Fletcher Machinjiri i cili u largua nga shtëpia për të parë një ndeshje futbolli.por nuk u kthye më.
Policia vendase thotë se ai u rrëmbye nga 4 burra  të cilët e kanë shitur në Mozambik dhe e vranë.Thuhet se kishin copëtuar trupin e tij duke i marrë krahët,këmbët dhe kockat e trupit.Pastaj e kanë varrosur në një varr të cekët.
Që nga viti 2014 janë vrarë të paktën 18 albinë ndërsa 5 prej tyre nuk janë gjetur ende.Vajza e vogël e Agness mund të ishte njëra prej tyre,por ajo shpëtoi falë banorëve të lagjes të cilët u treguan vigjilentë që i shpëtuan jetën.

Related

Kronika 6946474448316900369

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item