Frikërat e bankave të mëdha. Londra është gdhirë mes kaosit

Membrana mes normalitetit dhe kaosit nuk ka qenë kurrë kaq e hollë si këtë mëngjes në të gdhirë, përgjatë Tamizit dhe Kanari Uarfit. N...


Membrana mes normalitetit dhe kaosit nuk ka qenë kurrë kaq e hollë si këtë mëngjes në të gdhirë, përgjatë Tamizit dhe Kanari Uarfit. Në lagjen e re financiare në pjesën lindore të Londrës, e dominuar prej qiellgërvishtësve të bankave të mëdha globale, edhe pak orë më parë, një turmë në pjesën më të madhe meshkuj, në moshë të mesme, kalonte mes kafeneve dhe restoranteve etnike si në një ditë të zakonshme.
Këtë mëngjes, me të gjithë bankierët kryesorë dhe menaxherët e fondeve përballë ekraneve të kompjuterëve që në të gdhirë, Kanari Uarf dhe e gjithë industria financiare jetojnë orë paniku, teksa kanë shumë pak precedentë për t’iu referuar, në dekadat e fundit. Gjatë natës stërlina ka zbritur në nivele minimale kundrejt dollarit, nën nivelet e prekur nga kriza e vitit 1992 dhe ajo e 2008.
Impakti i referendumit mbi valutat më të rëndësishme të botës është kaq i dhunshëm, saqë rriten mundësitë e një ndërhyrje të shpejtë të bankave të mëdha qendrore, në përpjekje për të stabilizuar këmbimet valutore dhe reduktuar kaosin që mund të krijohet. Po ajo luhatshmëri që u vu re në bursat aziatike, të hapura gjatë natës ndërkohë që numërimi nuk kishte përfunduar ende. Humbjet e Indeksit të kompanive kryesore të kuotuara në Londër prekën edhe 6.1% për të zbritur më pas në 3%. Duket se është vetëm fillimi i një ditë, në të cilën funksionimi i tregjeve financiare do të vihet në një provë të vështirë kudo. /bota.al

Related

Top Lajm 4532730410689037015

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item