‘Forbes’: Serena Williams sportistja me më shumë fitime në botë

Tenistja amerikane, Serena Williams, ka lënë pas tenistes ruse, Maria Sharapova, dhe aktualisht vlerësohet sportistja me fitimet më të...


Tenistja amerikane, Serena Williams, ka lënë pas tenistes ruse, Maria Sharapova, dhe aktualisht vlerësohet sportistja me fitimet më të mëdha botë, sipas revistës ‘Forbes’.
Sipas revistës prestigjioze, 34-vjeçarja numëron 28,9 mln dollarë fitime nga sporti dhe përfitime të tjera jashtë fushës së sportit gjatë viti të shkuar. Prej 11 vjetësh, këtë pozicion e mbante tenistja ruse, Maria Sharapova.
Sipas ‘Forbes’, fitimet e Serena Williams gjatë karrierës së saj janë 77.6 milionë dollarë, dy herë më tepër se të ardhurat e sportisteve të tjera.
Tenistja Sharapova ka humbur afro 8 milionë dollarë fitime nga sponsorët pak pasi pranoi publikisht se kishte rezultuar pozitive në testin antidoping. Ajo renditet e dyta në listën e ‘Forbes’, me të ardhura prej 21.9 milionë dollarë.

Related

Sport 5800266501237168451

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item