Evolucioni ekonomik po na kthen në të vetëpunësuar

Falë rritjes së tregut që kërkon specialistë me kërkesë, ose e ashtuquajtura ekonomi me punë me kontratë afatshkurtër, po shtohet numr...


Falë rritjes së tregut që kërkon specialistë me kërkesë, ose e ashtuquajtura ekonomi me punë me kontratë afatshkurtër, po shtohet numri i personave që punojnë të pavarur, në punë që i zgjedhin vetë për një periudhë kohore afatshkurtër
Kur ke një ngarkesë shumë të madhe në punë, është normale që të ëndërrosh ta lësh fare dhe të punosh si i vetëpunësuar për kohë të shkurtra në kompani të ndryshme(freelancer).
Për të gjithë ne do të ishte fantastike që të mos të kishim më një shef mbi kokë, të angazhoheshim me projekte interesante kurdoherë që do të dëshironim dhe të punonim ato orë që na përshtaten më shumë.
Falë rritjes së tregut që kërkon specialistë me kërkesë, ose e ashtuquajtura ekonomi me punë me kontratë afatshkurtër, kjo dëshirë me shpejtësi po kthehet në realitet.
Platforma të bazuara në internet po bëjnë të mundur për firmat që të gjejnë njerëzit për të cilët kanë nevojë nga e gjithë bota dhe për punëtorë të pavarur që të reklamojnë aftësitë e tyre.
Për shembull, Ying Li Looi-Garman, një prodhuese videosh e pavarur është një prej atyre punonjësve nga e gjithë bota që ka anashkaluar agjencitë tradicionale të punësimit dhe tani po punon në të tillë mënyrë.
Ajo merr nga 4 deri në 10 punë në muaj nëpërmjet sajtit “90 Seconds”, një platformë e prodhimit të videove në internet me një lidhje me rreth 5000 punonjës të pavarur nga 70 vende të botës.
Një vit më pas ajo u bë pjesë e kësaj platforme, e gjithë puna e Ying-ut vjen nëpërmjet platformës, ku në faqe interneti ajo ka një faqe të sajën ku ka listuar projektet e mëparshme dhe eksperiencën.
“90 Seconds ofron elasticitet. Unë punoj nga shtëpia dhe pranoj çfarë më pëlqen. Pastaj i gjithë komunikimi me klientin vjen nëpërmjet pikës qendrore.
Nëse ka një ndryshim në skenar, apo unë kam bërë një prerje në video, klienti njoftohet nëpërmjet platformës”, tha ajo për BBC-në.
Për kompanitë që duan punëtore me kohë afatshkurtër, këto platforma janë si të leverdishme, ashtu edhe efektive.
“Me miliona ekspertë rreth e përqark botës, njerëzit mund të marrin ndihmë për biznesin e tyre brenda pak minutash pasi kanë postuar një projekt”, tha Matt Barrie, shefi ekzekutiv i sajtit të ndodhur në Sidnej, Freelancer.com, kliente e të cilit është edhe Nasa.
“Ata mund të pranojnë punë sa të duan. Ofrohet fleksibilitet në buxhet, hapësirë dhe kohë dhe përqindje që njerëzit mund t’i përballojnë, me tarifa shtesë të ulëta”.
Madje, ky sajt ofron mundësinë për bizneset që të gjejnë specialistë të pavarur, brenda një rrezeje prej 50 kilometrash.
Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë njujorkeze Alex Abelin, “LiquidTalent” për dizajn dhe programim, “punëdhënësit shpeshherë nuk duan punëtorë me kohë të plotë, por më shumë një prezantim talenti objektiv dhe specifik”.
Kompanitë shfrytëzojnë këtë tendencë për të marrë më të mirën nga ekspertët, për të sjellë risi në produktet e tyre. Ato propozime apo gjetje që u interesojnë, shpërblehen me çmime.
Sipas shefit të inovacionit të kompanisë italiane Enel, Ernesto Ciorra, kjo qasje e re ndihmon për të gjetur njerëzit e duhur në kohën e duhur dhe përmirëson shpejtësinë e procesit të inovacionit.
Por kjo metodë pune ka edhe rreziqe. “Ti ndoshta ke qejf që të vërtetosh CV-të e punëtorëve të pavarur dhe cilat kualifikime dhe eksperienca kanë ata”, tha Anne-Marie Malley, lidere e burimeve njerëzore në firmën konsultuese “Deloitte”. “Madje duhet kujdes me të dhënat që jep, pasi ti nuk po punon me një person me kohë të plotë. Javës tjetër ata mund të punojnë me konkurrentët e firmës tënde”.
Por pavarësisht shqetësimeve, ekonomia e punëtorëve të pavarur me kohë afatshkurtër po zhvillohet shumë dhe pritet që të rritet edhe më.
Në Britaninë e Madhe, numri i personave të vetëpunësuar ka shkuar në 5 milionë, duke iu afruar numrit të atyre individëve që punojnë në sektorin publik.
Kurse në SHBA rreth 54 milionë persona punojnë si të pavarur, rreth 1/3-ta e të gjithë punëtorëve.
Deri në 2020, “PeoplePerHour”, një faqe interneti e fokusuar në tregun e punës për të vetëpunësuar parashikon se në SHBA dhe Britani deri në 2020 1 në 2 persona do punojë si i pavarur.
Dhe vlera e platformave që mundësojnë gjetjen e specialistëve të tillë do të shkojë deri në 63 miliardë dollar për 4 vite.
“Ekonomia e punonjësve të pavarur me kohë afatshkurtër do të kërkojë për më shumë profesionistë në shitje, marketing, financë dhe ligji do ti përshtatet këtij mentalitetit”, tha drejtuesi i “LiquidTalent”, Abelin. “Ky trend na prek ne dhe sapo ka nisur”.

Related

Ekonomi 3757559337333418318

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item