EKSKLUZIVE/ Armand Duka flet pas suksesit historik, shpërblimin për lojtarët, dhe besimin tek kualifikimi

Nga Fatjon Baze Suksesi historik i kombëtares shqiptare kundër Rumanisë e cila është fitorja e parë që Shqipëria ka marrë në një kom...

Nga Fatjon Baze

Suksesi historik i kombëtares shqiptare kundër Rumanisë e cila është fitorja e parë që Shqipëria ka marrë në një kompeticion ndërkombëtar ka gëzuar pa masë tifozat shqiptar.
Një sukses mëse i merituar ku kemi zhvilluar paraqitje mbreslënëse në të treja ndeshjet e “Euro 2016”.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh se e priste një sukses të tillë pas një paraqitje fantastike në dy ndeshjet e para.
Duka shtoi gjithashtu se skuadra meriton të kishte më shumë pikë në tabelën e klasifikimin, duke pasur parasysh ndeshjet mjaft të mira që kemi zhvilluar kundër Zvicrës dhe Francës ku jemi dënuar nga fati.
Në fund kreu i institucionit të futbollit shqiptar flet dhe për premion që futbollistët do të marrin pas këtij triumfi, si dhe besimin tek kualifikimi për në fazën e 1/8-tave
Zoti Duka, Një fitore historike e cila do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve. Si ndiheni pas këtij suksesi?
Jashtëzakonisht i lumtur, si të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. E kemi kërkuar shumë këtë rezultat, kemi luajtur mirë duke merituar më shumë në dy ndeshjet e para dhe më në fund, ka ardhur kjo fitore e madhe dhe shumë dimensionalëshe.
Mendoj se skuadra ka bërë më të mirën duke dhënë maksimumin në fushën e lojës. Besova gjatë gjithë kohës se do të fitonim dhe Rumania nuk më trembte aspak. I druhesha ndonjë gabimi të vogël, i cili mund të na ndëshkonte.
Pas kësaj ndeshjeje, them se kombëtarja ka treguar profilimin e saj të njohur. Ka treguar forcën e saj dhe vlerat më të mira, të cilat na sollën deri në këto finale. Ne nuk jemi rastësisht këtu dhe shpresojmë të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë.
Pas këtyre tre ndeshjeve mendoni se mund të meritonim më shumë?
Më e drejta do të ishte që të kishim marrë nga një pikë në dy ndeshjet e para. Besoj se e meritonim dhe tani do të ishim duke bërë plane të tjera.
Me Zvicrën hodhëm në erë, tre raste shumë të mira shënimi. Me Francën, u ndëshkuam në minutat e fundit duke bërë një paraqitje, që e meritonte të vlerësohej me pikë. Por futbolli është tillë. Ai të ndëshkon në çdo hapësirë sado të ngushtë që krijon.
Janë pikërisht ato detajet apo centimetrat që bëjnë diferencën. Sigurisht mungesa e eksperiencës ndikon por mendoj se në të treja ndeshjet ne kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe me mjaft dinjitet. Jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. Majftoj të përmend tifozerinë e shkëlqyer dhe performancën e saj për të kuptuar se ne ishim një vlerë e Europianit.
A do të ketë shpërblim nga FSHF-ja për këtë fitore historike?
E rëndëshime është që skuadra bëri një paraqitje të jashtëzakonshme dhe ne presim me padurim që ta vazhdojmë këtë rrugë. Shpërblim? Sigurisht, do të ketë edhe nga FSHF. Kryeministri dje, konfirmoi gjithashtu një shpërblim për ekipin. Mendoj se kjo skuadër e meriton, për atë që ka dhënë në këto finale. Ky është edhe konkluzioni i mediave ndërkombëtare, që kanë folur gjatë dhe me respekt për paraqitjen tonë në finalet e këtij Europiani.
A besoni se mund të kualifikohemi për në fazën e 1/16-tave?
Unë besoj se ne meritojmë të jemi mes 16 skuadrave më të mira të Euro 2016. Së pari, duhet të kalojmë barrierën e grupeve. Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe presim, çdo të ndodhë me grupet e tjera. Kemi shumë dëshirë të vazhdojmë dhe këtë e lexoj në çdo cast në sytë e djemve tanë të mrekullueshëm, dëshirën për të shkuar edhe më larg. Shpresoj shumë, që të vazhdojmë dhe besoj se nuk i kemi mbaruar ende surprizat.
Dhe e fundit kujt ia dedikoni këtë sukses?
Nje dedikim te vecante, do te doja te jepja per babane tim. E kam patur nder mend gjate gjithe ketyre diteve, sidomos pas fitores se mbremshme. Me vjen keq qe nuk arriti dot te perjetonte kete moment te madh te futbollit shqiptar. Ai ka qene nje njeri qe e ka dashur shume futbollin, ka luajtur vete dhe e ka ndjekur me shume emocion kombetaren shqiptare te futbollit. Dua te besoj, se na ka ndjekur nga lart dhe eshte gezuar si ne, ka vuajtur si ne dhe ndjehet krenar njesoj si te gjithe ne.

Related

Sport 3813931189747730326

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item