Egjipt, burgim të përjetshëm ish-presidentit Morsi

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi është dënuar me burgim të përjetshëm në procesin e hapur ndaj tij për spiunazh në favor të Kata...


Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi është dënuar me burgim të përjetshëm në procesin e hapur ndaj tij për spiunazh në favor të Katarit.

Vendimi është marrë këtë të shtunë në Gjykatën e Kajros. Morsi është shpallur fajtor se i ka kaluar informacione sekrete shërbimeve inteligjente në Doha.

Në të njëjtin proces janë dënuar me vdekje 6 persona, prej të cilëve dy punonjës të Al Jazeera. Në Egjipt, dënimi me burgim të përjetshëm është i barabartë me 25 vjet burg.

Morsi mori detyrën e presidentit të Egjiptit pas trazirave që morën jetë gjatë të ashtuquajturës Pranvera Arabe, për t’u rrëzuar më pas nga protestat masive që morën dhenë pak muaj pas zgjedhjes së tij.

Ndërkohë, është verifikuar se dy punonjësit e Al Jazeera të dënuar me vdekje janë gazetarë. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e lajmeve Ibrahim Mohammed Hilal dhe për reporterin dhe programuesin Alaa Omar Al Sablane.

Mes të dënuarve me vdekje figuron edhe një grua, edhe ajo gazetare. Bëhet fjalë për Asmaa al Khateib, e rrjetit Rasd, i konsideruar i afërt me fraksionin Vëllezërit Myslimanë.

Related

Top Lajm 7029473414024950311

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item