E fundit/ Britania vendos të dalë nga BE

Kur vetëm mbetet vetëm një grusht i vogël qendrash votimi për t’u numëruar “dalja” nga Bashkimit Europian ka kaluar me më shumë se një...


Kur vetëm mbetet vetëm një grusht i vogël qendrash votimi për t’u numëruar “dalja” nga Bashkimit Europian ka kaluar me më shumë se një milion vota diferencë (17,000,000 kundër 15,864,000)
52% me 48% është rezultati pas një nate të trazuar për Britaninë.
Ndërkohë, paundi ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti  1985 dhe zëdhënësi  nacionalistëve skocezë, Angus Robertson, ka kërcënuar me një “krizë kushtetuese” dhe një referendum të ri për pavarësi.
Edhe e ardhmja politike e David Cameron është në rrezik.
Pjesëmarrja rekord, më shumë se 72% të elektoratit, (më e larta në 25 vitet e fundit) me sa duket nuk ka qenë e mjaftueshme për të garantuar qëndrimin. Të dhënat e përkohshme i japin një avantazh të qartë Brexit në lindje dhe në veri të Anglisë, në bastionet tradicionale të Partisë Laburiste.  Uellsi ka vendosur për dalje, ndërsa në Irlandën Veriore u votua për qëndrim.
Kryeministri David Cameron i është drejtuar kombit herët në mëngjes për të konfirmuar zyrtarisht rezultatet.
DITA

Related

Botë 7928562533853506705

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item