Dy video të reja / Ja çfarë ndodhi në aeroportin e Stambollit

Nga sulmet terroriste në aeroportin Ataturk në Stamboll kanë humbur jetën deri në këto çaste  36 persona  persona dhe janë plagosur mbi...


Nga sulmet terroriste në aeroportin Ataturk në Stamboll kanë humbur jetën deri në këto çaste 36 persona persona dhe janë plagosur mbi 147 të tjerë. Dy shpërthime të fuqishme terroriste dhe disa të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte Turqinë,  e pikërisht zemrën e Stambollit aeroportin ‘Ataturk’. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë publikohen edhe dy video të reja që tregojnë tmerrin e vërtetë në aeroportin Ataturk në Stamboll. 






Dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë regjistruar dy shpërthime në ambientet e aeroportit, ndërsa të shtënat me armë janë dëgjuar në parking. Ministri i Drejtësisë turke, Bekir Bozdag deklaroi se deri më tani konfirmohet nga se kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa mbi 40 persona kanë mbetur të lënduar. Po ashtu, ministri i Brendshëm turk pohoi se njëri prej sulmeve dyshohet të ketë qenë kamikaz

Mediat turke thonë se ka dyshime që bëhet fjalë për sulme të mundshme kamikaze. Të njëjtat burime theksuan se dy kamikazë kaë hedhur veten në erë para se të mbërrinte në pikën e kontrollit të sigurisë.
Sipas NTV të Turqisë, katër burra të armatosur janë parë duke ikur nga terminali fill pas shpërthimit. Dëshmitarë, në vendngjarje pohuan se kanë mbërritur autoambulancat dhe policia, ndërsa ka nisur transporti i të plagosurve drejt spitalit.

Po ashtu, nga shpërthimet ka dëmë të shumta materiale. Qytetarët e shumtë në aeroport janë bërë edhe reporterët e parë. Ata kanë postuar foto dhe video pak caste pas shpërthimit, ku tregohet kaosi në aeroport, njerëz të shtrirë në tokë, të tjerë që vrapojnë si dhe dëmtime të shumta.

Në fillim të marsit edhe Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëronte qytetarët amerikanë të minimizonin udhëtimet drejt Turqisë, “sidomos të rrisnin vigjilencën dhe të bënin kujdes teksa vizitonin zona turistike apo zona të tjera publike”, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.

Kujtojmë që aeroporti Ataturk i Stambollit është një nga aeroportet me më fluks në botë. Vetëm në vitin 2015 ai ka shërbyer për më shumë se 60 milionë pasagjerë. Prej kohësh Turqia është goditur nga sulme terroriste, duke shkaktuar kështu edhe viktima në njerëz.






Related

Top Lajm 2090146945263140265

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item