Drejtori i CIA-s: ISIS, ende një kërcënim i madh

Përpjekjet e koalicionit të drejtuar nga Amerika që lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk kanë arritur të reduktojnë aftësi...


Përpjekjet e koalicionit të drejtuar nga Amerika që lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk kanë arritur të reduktojnë aftësinë e tij për të kryer sulme terroriste. Drejtori i CIA-s, John Brennan, ia tha këtë Komisionit të Inteligjencës së Senatit.

Sipas tij, grupi vazhdon të jetë i frikshëm pavarësisht humbjeve territoriale. Ai vlerëson se ISIS ka tani më shumë luftëtarë se sa Al Qaeda në ditët e saj më të lavdishme. Brennan pretendon se të paktën 22 mijë luftëtarë të Shtetit Islamik po operojnë në Siri dhe Irak.

“Fatkeqësisht, pavarësisht të gjithë progresit të shënuar kundër ISIS në fushën e betejës dhe në sferën financiare, përpjekjet tona nuk e kanë reduktuar kapacitetin e grupit dhe shtrirjen e tij globale”, u shpreh ai.

Siç tha Brennan, CIA ka qenë veçanërisht e shqetësuar për shndërrimin e Libisë në një bazë të ISIS. Edhe pse e pranoi progresin e shënuar nga koalicioni, ai shtoi se grupi mund të mbështetet tek një numër i madh luftëtarësh të huaj që mund të shërbejnë si koordinatorë të sulmeve në vende perëndimore.

“Për të kompensuar humbjet territoriale ISIS me shumë gjasa mund të mbështetet në taktika më të shumta guerile, përfshirë sulme të profilit të lartë, jashtë territorit të tij”, vijoi drejtori i CIA-s.

Dëshmia e Brennan përpara Komisionit të Senatit vjen pak ditë pas sulmit në një klub gay në Florida. Autori i masakrës, Omar Mateen, iu zotua për besnikëri ISIS-it. Por, sipas drejtorit të CIA-s, Agjencia Qendrore e Inteligjencës nuk ka zbuluar ndonjë lidhje mes Mateen dhe grupeve të huaja të militantëve.

Related

Top Lajm 571370315708345731

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item