‘Divorci’ zgjat me vite, Londra do negociojë disa marrëveshje

Çfarë do të ndodhë tani që Britania vendosi? Dalja de facto e Britanisë do të realizohet brenda një periudhe 2-vjeçare, sikundër parash...


Çfarë do të ndodhë tani që Britania vendosi? Dalja de facto e Britanisë do të realizohet brenda një periudhe 2-vjeçare, sikundër parashikon neni 50 i Traktatit të Lisbonës.

Por Andi Hoxhaj, pedagog i së Drejtës Europiane në Universitetin e Uaruik në Angli, mendon se Londra do të negociojë disa marrëveshje extra me BE-në, kryesisht në fushën e tregtisë, duke kërkuar një status si ai i Norvegjisë.  

Andi Hoxhaj, pedagog në Angli: Britania e Madhe do të aplikojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që do të thotë që do të negociojë për 2 vitet e ardhshme largimin e saj nga Bashkimi Europian. Patëm një deklaratë të Cameron për dorëheqje, dhe kryeministri i ri pritet të zgjidhet nga konservatorët në tetor dhe ai kabinet pritet të diskutojë kushtet që do të ketë me Bashkimin Europian. Një nga arsyet që Britania do të ruajë më shumë është tregtia.

Top Channel: Sa i takon tregtisë, që është goxha e rëndësishme, çfarë modeli mendoni se mund të zgjedhin britanikët?

Andi Hoxhaj: Modelet që ishin më të pëlqyera të kampit që kërkonte të largohej nga BE ishte ai i Norvegjisë dhe ai i Zvicrës. Është me shumë gjasa ai i Norvegjisë që do të kenë akses në tregun e BE.

Top Channel: Cilat do të jenë pasojat e këtij largimit të menjëhershëm, që nisën me rënien e paundit, por edhe ato afatgjata, si për Britaninë ashtu edhe jashtë kufijve të saj?

Andi Hoxhaj: Në afat të shkurtër do të ketë goxha rënie punësimi. Janë gati 800 mijë vende pune që pritet të shkurtohen sepse ato janë të lidhura ngushtë me BE. Do të ketë pikëpyetje për investitorët, pikëpyetje për bursën e Londrës, që konkurron Ëall Street. Nga ana politike, Britania në politikën e jashtme do ta ketë drejt brishtësisë për arsye se luan një rol më të fortë brenda BE-së. Por kjo ngelet për t’u parë.

Related

Top Lajm 4344799561226730874

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item