Dhuna ndaj fëmijës, Bregu: 77 kopshte ofrojnë shërbim pa leje, shumica s’plotësojnë kushtet

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ lidhur me skandalin e publikuar dje në media, ...


Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ lidhur me skandalin e publikuar dje në media, ku administratorja e një kopshti privat dhunonte barbarisht një fëmijë 3 vjeç.
Bregu me anë të një mesazhi iu kundërpërgjigj Ministrisë së Arsimit në faqen e saj zyrtare, ndërsa tha se gjatë periudhës 16-21 mars të vitit të kaluar u inspektuan 96 kopshte, nga të cilat rezultuan 77 të tillë pa leje. Ndërkohë, Bregu tha se 48 kopshte janë të regjistruar në QKR, duke shtuar se pjesa më e madhe e kopshteve nuk plotësojnë kushtet.
REAGIMI I PLOTË

Si vijon, është nje pjese e publikuar ne faqen zyrtare te Inspektoriatit Shteteror te Arsimit:
“Inspektimi tematik i institucioneve parashkollore private me qëllim vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në përputhje me aktet ligjore.
Gjatë periudhës 16-21.03.2015 ISHA inspektoi dhe monitoroi 96 institucioneve arsimore parashkollore private, në 11–të njësitë bashkiake të qytetit Tiranë, në lidhje me vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në veprimtarinë e tyre në përputhje me aktet ligjore.
Nga inspektimet e zhvilluara, rezultoi se:
– 77 KOPSHTE ofrojnë shërbimin arsimor të edukimit parashkollor PA LEJE të funksionimit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.
– Vetëm 20% (19) e kopshteve të inspektuara janë të licencuara.
– 48 kopshte janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
– 27% e kopshteve krahas shërbimit arsimor parashkollor ofrojnë edhe shërbimin e çerdhes.
– Numri i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione parashkollore private është 2263, në grupe të përziera.
– Numri i mësuesve pranë këtyre kopshteve është 176 nga të cilët 35% me arsimin e lartë përkatës (20 mësues me diplomë Parashkollori dhe 41 mësues me diplomë Cikli i Ulët), 35% me arsimin e lartë jashtë profilit (63 mësues të degëve të ndryshme) dhe 30% me arsim të mesëm (20 mësues kanë mbaruar shkollën pedagogjike dhe 32 mësues kanë mbaruar gjimnazin). Vetëm në 17 kopshte u gjetën programet mësimore për grupmoshat 3-4, 4-5, 5-6, standardet e arritjes dhe ato të përmbajtjes për planifikimin e zbatimin e kurrikulës së parashkollorit. Në rastin më të mirë punohet me një program për të gjitha moshat.
– Pjesa më e madhe e kopshteve të monitoruara nuk kanë kushte të përshtatshme që mundëson sigurinë e jetës, shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve. Ato janë krijuar në mjediset e shtëpive private, në katet e para e të dyta të pallateve. Nuk njihet e zbatohet Rregullorja higjieno- sanitare për “Ndërtimin dhe funksionimin e kopshteve të fëmijëve”.
Grupet e inspektimit i vunë në dispozicion të gjithë administratorëve të institucioneve të arsimit parashkollor privat, në 11-të njësitë bashkiake të qytetit të Tiranës, udhëzimin Nr. 15, datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private”. Drejtuesit e kopshteve firmosën edhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të këtij udhëzimi të MAS-it.
Në muajin nëntor grupet e ISHA-s riinspektuan 81 kopshtet e mësipërme qëllim verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna.
Grupet e ISHA-s, për 21 INSTITUCIONE të arsimit parashkollor privat që u gjetën të palicencuara dhanë dënimin administrativ me gjobë në vlerën “500 000 lekë”.
Kam 2 pyetje qe me lindin sikur vetem
Kaq te lexosh nga ky raport:
A- 77 kopshte paskan qene pa license vetem ne territorin e Bashkise Tirane!
21 jane gjobitur!
Po me 56 kopshte te tjera c’ behet?!?!?!
B- Ne raport flitet per mungese kushtesh, standartesh, mesues pa diplome perkatese, mungese te sherbimit psiko social etj.
A ka njeri te thote c ‘ndodh me kopshtet e licensuara dhe pa standartet e mesiperme?!
Kaq he per he, se per te bertitur vend e pa vend jemi te paret, por kur duhet te zeme mend e te reagojme per problemet e verteta o na vjen ai “orari i gjumit” ose na iken ai filli mallengjyes i frymezimit politik!!!!

Related

Top Lajm 7848073604966754708

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item