Detaje nga misteri i nënës shqiptare, e gjetur e vdekur në lumë në Itali

Një nënë shqiptare 40-vjeçare është gjetur e vdekur pak ditë më parë në lumin Po, në rrethinat e Piaçencës në Itali. Por teksa ngj...


Një nënë shqiptare 40-vjeçare është gjetur e vdekur pak ditë më parë në lumin Po, në rrethinat e Piaçencës në Itali.
Por teksa ngjarja u klasifikua si vetëvrasje detaje të tjera kanë dalë në dritë pas identifikimit, shkruan gazeta italiane “Il Giorno”.
Ajo është Ladina Kruja, 40 vjeçe nënë e dy fëmijëve. Hetimet tregojnë se ajo sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë dhe kjo ngre dyshime se ajo mund të jetë vrarë.
Ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes. Gjithashtu, Policia ka gjetur edhe automjetin e saj pak metra nga bregu i lumit.
Dëshmitarët thonë për Policinë se Kruja ishte shumë entuziaste për shtëpinë që kishte blerë dhe kjo ngre dyshime për pistën e vrasjes.
Policia thotë se ka qenë motra e saj që ka bërë denoncimin për zhdukjen, por jo atë ditë që ajo është zhdukur, por dy ditë më pas.
Është zbuluar se gruaja është zhdukur që më 29 maj, por denoncimi ka ardhur më 31 maj nga e motra dhe trupi është zbuluar më 7 qershor nga Policia./Panorama

Related

Top Lajm 830024207737127724

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item