Çfarë e nxit partneritetin e ngushtë Greqi-Rusi?

Nga Dimitris Papadimoulis Ardhja e presidentit rus Vladimir Putin në Greqi në 27 maj, për t’u takuar me udhëheqjen greke, si dhe pë...

Nga Dimitris Papadimoulis


Ardhja e presidentit rus Vladimir Putin në Greqi në 27 maj, për t’u takuar me udhëheqjen greke, si dhe për të vizituar Malin e Shenjtë Atos, nuk qe aspak e rastësishme. Të dyja vendet ndajnë të njëjtën qasje në nevojën për partneritet më të thellë në fushën energjitike, dhe investime në shkallë të gjerë, në kuadër të një mjedisi global të karakterizuar nga pasiguri të mëdha politike dhe ekonomike, rritjen e ekstremizmit fetar dhe luftërave.
Greqia dhe Rusia kanë zhvilluar tradicionalisht lidhje politike dhe ekonomike, jo nxitura jo vetëm nga referenca e qartë fetare, por kryesisht si rrjedhojë e interesave të përbashkëta në rajonin e Ballkanit dhe pellgun e Mesdheut Juglindor. Ngjitja e Syriza-s në pushtet e rriktheu këtë partneritet. Prioriteti strategjik i Syriza-s, qe zhvillimi i një politike të jashtme multilaterale, që njeh meritat e bashkëpunimit rajonal dhe kërkon bashkëpunim të mirëfilltë me lojtarët kyçe në zonat e afërta.
E angazhuar për të ruajtur dhe të forcuar lidhjet mes BE-së dhe Greqisë në një rajon të trazuar gjeografik, qeveria e udhëhequr nga Syriza kritikoi ashpër vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga Këshilli i BE-së. Në këtë drejtim, kryeministri grek Aleksis Cipras në takimin e tij me Putin nënvizoi “zgjedhjen strategjike të qeverisë greke për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, duke respektuar qëndrimin dhe pozicionin e Greqisë në BE”, me presidentin rus Putin që shtoi se “ne pranojmë se realizmi duhet të mbizotërojë në marrëdhëniet dypalëshe”.
Çfarë mund të përfitojë Rusia nga Greqia
Bisedimet e nivelit të lartë mes dy delegacioneve, theksuan bashkëpunimin energjitik dhe përfshirjen e kompanive ruse në një numër privatizimesh. Krijimi i Fondit të ri të Privatizimit në Greqi, ka shumëfishuar potencialin për investime në pasuri të patundshme dhe transport – vlen të theksohet se inaugurimi i punimeve për ndërtimin Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), lehtëson planin e Gazpromit për të zhvilluar më tej Korridorit Jugor të transportit të gazit.
Transferimi i gazit nga Azerbajxhani përmes Turqisë drejt Greqisë, Italisë dhe më pas në Evropën Qëndrore, është thjesht vetëm një opsion që Rusia mund ta eksplorojë më tej. Ri-aktivizimi i partneritetit trepalësh së bashku me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe përfitimet në drejtim të shfrytëzimit të skemës të ardhshme të infrastrukturës dhe kapacitetit në Greqinë Veriore, janë sigurisht faktorë motivues për Gazpromin për të ndërtuar në një rrjet të shumëfishtë të furnizimit me gaz, që kalon nga rajoni i Ballkanit për në Evropën Perëndimore.
Koha ka rëndësi, teksa Greqia po hyn në një fazë të re, pas 1 viti e gjysmë negociatash për programin e saj të shpëtimit. Lëvrimi i këstit të ardhshëm të kredisë, marrëveshja për një plan që më në fund të adresojë çështjet e lehtësimit borxhit, dhe qëllimi i qeverisë greke për të vënë theksin tek rritja ekonomike dhe shtimi i investimeve në projekte madhore në periudhën e ardhshme, është diçka që Moska po e vlerëson pozitivisht. Greqia ka zgjeruar edhe koalicionet e politikës së saj energjike me Izraelin dhe Qipron në Mesdheun Lindor, duke përftuar ndikim të rëndësishëm, dhe e rimarrë veten nga një periudhë e gjatë mospërfshirje në çështjet rajonale.
Çfarë mund të përfitojë Greqia nga Rusia
Greqia po ri-formëson në mënyrë delikate pozicionimin e saj në rajon, duke fituar besim në vetevete dhe parashikuar përfitime të konsiderueshme financiare, sidomos pas miratimit në parlament të një ligji të ri që nxit një klimë më miqësore ndaj investimeve. Hapat e parë të bashkëpunimit me Rusinë, u vendosën vitin e kaluar kur Cipras vizitoi Moskën, dhe një numër i lartë zyrtarësh grekë dhe përfaqësues të biznesit vizituan disa herë kryeqytetin rus, për të shqyrtuar mundësitë e investimeve reciproke.
Nga aspektin financiar, ekonomia greke mund të përfitojë nga tregu i saj të hapur për investime të huaja jo të BE-së, por edhe nga fakti se Komisioni Evropian dhe shumica e shteteve anëtare kanë ndërmarrë një qëndrim kritik ndaj përfshirjes financiare të Rusisë në ekonomitë e tyre të brendshme. Për qeverinë greke, heqja e sanksioneve dhe rikthimi me statusin e mëparshëm të Rusisë në G8, është i një rëndësie të madhe.
Një zhvillim pozitiv në këtë front, me Komisionin Evropian që duhet të ketë një qasje më konstruktive, do ta kthente Greqinë në një destinacion kryesor për turistët rusë. Në rrafshin gjeopolitik, përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Rusisë dhe Turqisë, dhe fakti që Greqia ndodhet në një zonë me rrezik të ulët në drejtim të sfidave të sigurisë, cilësohen si nxitje kryesore për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Përveç kësaj, Athina dëshiron një aleat të fortë dhe një fuqi globale në anën e saj për ndryshimet e ardhshme gjeopolitike që do të ndodhin në rajon tonë më të gjerë, kryesisht në lidhje me çdo ndryshim negativ në krizën e refugjatëve dhe turbullirat e vazhdueshme në botën arabe.
Shënim: Dimitris Papadimoulis është nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe kreu i delegacionit të partisë Syriza.
“Moscow Times” Bota.al

Related

Top Lajm 6904806074003285546

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item