Britania është vendi më i korruptuar në botë

Ai ka kaluar më shumë se një dekadë duke ekspozuar botën kriminale dhe vrasëse të Mafias Italiane, por gazetari Roberto Saviano beson ...


Ai ka kaluar më shumë se një dekadë duke ekspozuar botën kriminale dhe vrasëse të Mafias Italiane, por gazetari Roberto Saviano beson se Britania është vendi më i korruptuar në botë.
Autori i librave bestseller në nivel ndërkombëtar, Gomorra dhe ZeroZeroZero ka jetuar nën mbrojtje policore që kur denoncoi publikisht anëtarët e Kamorrës, sindikatës së fuqishmi napoletane të krimit, në vitin 2006.
Pak ditë më parë, ai u shfaq në mënyrë të pazakontë në Hay Literary Festival, i rrethuar nga disa truproja.
Saviano paralajmëroi audiencën se institucionet financiare po lejonin “kapitalizmin kriminal” që të lulëzonte, përmes kompanive offshore. Dhe ai paralajmëroi se një votë për t’u larguar nga BE do e linte Britaninë më të ekspozuar ndaj krimit të organizuar.
“Nëse unë ju pyes se cili është vendi më i korruptuar në botë, ju me siguri do të më thoni Afganistani, ndoshta Greqia, Nigeria, Jugu i Italisë. Por unë do ju them se është Mbretëria e Bashkuar”, tha Saviano. “Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është politika. I korruptuar është kapitali financiar. 90 % e zotëruesve të kapitalit në Londër i kanë selitë e tyre offshore. Jersey dhe Ishujt Cayman janë portat e aksesit për kapitalin kriminal në Europë dhe Britania është vendi që e lejon këtë. Prandaj për mua është shumë e rëndësishme që të jem këtu sot dhe t’ju them, sepse kjo ka të bëjë me ju, me jetën tuaj, qeverinë tuaj”.
Më tej, Saviano ka thënë: “Largimi nga BE do të thotë të lejosh këtë që të ndodhë. Do të thotë të lejosh kompanitë e Katarit, kartelet e Meksikës, Mafian e Rusisë që të marrin edhe më shumë fuqi, dhe HSBC ka paguar 2 miliardë stërlina gjoba tek qeveria e SHBA, për arsye se ajo rrëfeu që kishte pastruar para të cilat vinin prej karteleve dhe kompanive iraniane. Ne kemi prova”.
Saviano filloi të shkruajë fillimisht për krimin e organizuar në Itali në fillimet e viteve 2000, pas vdekjes së priftit në qytetin e tij, i cili kishte shkruajtur një ese ku kritikonte Kamorrën. Pasi botooi Gomorrën, një roman me bazë reale ku përmendi me emra anëtarët e klanit dhe ekspozoi lidhjet e biznesit dhe veprimtarinë kriminale, jeta e tij u vu në rrezik dhe u organizua një plan për ta eleminuar atë dhe policët që e shoqëronin, përmes vendosjes së një bombe.
Kërcënimet me vdekje shkaktuan një reagim të fuqishëm nga shkrimtarë të tjerë, duke përfshirë gjashtë laureatë të çmimit Nobel, përfshirë Desmond Tutunë, Mikhail Gorbaçovin dhe Orhan Pamukun, të cilët paralajmëruan se Kamorra po bëhej një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik.
Po kështu, në internet u mblodhën firma, nga ana e të përditshmes italiane La Repubblica, për t’i kërkuar qeverisë që ta mbronte.
Saviano tha: “Unë isha 26 vjeç kur u futa në këtë situatë dhe nuk e imagjinoja që do të përfundonte kështu, sepse shumë libra janë shkruajtur për Mafian, por ishte libri im që i zemëroi kaq shumë. Unë po tregoja fakte reale, po përmendja emra. Jeta ime është unike. Unë ndiqem gjithë kohës nga dy makina të blinduara dhe më shumë se 5 oficerë policie, dhe ndonjëherë kjo shkakton një ndjesi faji, sepse je ekspozuar shumë, nuk ke qenë i kujdesshëm sa duhet. Por liria e shprehjes që ju gëzoni nuk duhet të merret e mirëqenë dhe është gjithmonë dikush që lufton për të, në mos ju, dikush tjetër në vendin tuaj. Unë e konsideroj veten me fat që nuk u vrava. Kur nis të rrëfesh këto histori, ti e di që në lojë është jeta jote, e di që mund të vritesh, por ajo që të tremb më shumë është shpifja”.
Telegraph.co.uk-Bota.al

Related

Top Lajm 2336372777787010917

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item