Brexit përçan Britaninë, mijëra firma në peticionin për Pavarësinë e Londrës

Mbretëria e Bashkuar tashmë vendosi me votë të shkëputet nga Bashkimi Evropian. Por veç tronditjes që shkaktoi në union, duket se ky v...


Mbretëria e Bashkuar tashmë vendosi me votë të shkëputet nga Bashkimi Evropian. Por veç tronditjes që shkaktoi në union, duket se ky votim do të sjellë probleme mjaft të ëmdha dhe përçarje të rënda brenda vet Britanisë. Lëvizjet e para ishin një ditë më parë në Irlandën e Veriut dhe Skoci, të cilat nisën lëvizjet e para për referendume për t’u shkëputur si vende të Pavaruara, e për t’u riintegruar në BE, siç edhe votuan shumica e qytetarëve.
Por, për Britaninë duket se po vjen një goditje edhe më e madhe, tashmë kryeqendra histrike e Britanisë dhe Anglisë, Londra, ka nisur lëvizje të ngjashme. Duket e pabesueshme por, në kryeqendrën e Britanisë ku u votua masivisht pro qëndrimit në BE, po firmoset me shpejtësi një peticion për Pavarësi. Në platformën Change.org u publikua peticioni që me sa duket ëhstë kërkuar nga kryebashkiaku i sapozgjedhur i Londrës Sadik Khan, menjëherë aps daljes së rezultateve, peticion i cili është mbështetur nga mijëra londinez.
“Londra është një qytet ndërkombëtar dhe ne duam të mbetemi në qendër të Evropës”, lexohet në mesazhin e lançuar nga gazetari londinez James O’Malley. Brenda disa orësh, rreth 60 mijë persona e mbështetën peticionin./a.m.

Related

Top Lajm 2520402304073095692

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item