Blushi: Për Shqipërinë ka skenar katastrofal brenda 2-3 vjetësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka folur për një skenarë katastrofal për Shqipërinë brenda 2-3 vitesh. Blushi theksoi se ven...


Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka folur për një skenarë katastrofal për Shqipërinë brenda 2-3 vitesh. Blushi theksoi se vendi mund të kaloi në anarki ose oligarki totale.
“Ne mund të futemi në anarki dhe ajo nuk është larg, për dy tre vjet. E di ça skenari ka në Shqipëri për dy tre vjet, një skenar katastrofal”, tha Blushi gjatë emisionit “Të paekspozuar”. Më tej, ai shtoi se “nëse vazhdojmë kështu, do ketë anarshi totale, ose anarki që se mundim dot edhe për 20 vjet. Kjo që ne kemi s’është gjë fare. Skenari që po ndodh në Shqipëri është kjo; Nëse s’ka drejtësi, s’ka shpresë dhe njerëzit po ikin nga Shqipëria e cila po zvogëlohet”.
Përsa I përket reformës në drejtësi, Blushi tha se do të votojë pro sja.
“Absolutisht që do ta votoj. Unë kam të paktën gjashtë muaj që them në Parlament që drafti do të vonohet për shkak se të dyja palët duan që ta inxhinierojnë reformën në drejtësi dhe kam thënë për këtë shkak do të vonohet dhe po vonohet. Natyrisht ditën që vjen, që sot, vota ime është pro reformës. Sepse nuk ka rrugë tjetër. Ky sistem që vjen shpresoj që të jetë më i mirë sesa ky që kemi. E para mund të krijojë pak më shumë entuziazëm, ku njerëzit do të thonë dale se paska përpjekje, pavarësisht se inxhinieruan apo e manipuluan dy partitë e mëdha. E dyta ka një masë garancie më të madhe se mund të jetë më pak i monitoruar nga faktori ndërkombëtar, çka na jep disa arsye se mund të kemi pak më shumë drejtësi për të ndëshkuar ata që nuk ndëshkohen. Se ndëshkim për të varfrit në Shqipëri ka pasur në 100 vitet e fundit, vetëm të varfrit janë ndëshkuar. Të pasurit nuk janë ndëshkuar”, theksoi Blushi.

Related

Shqipëria 9040930150629003887

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item