Basha pranon ftesën e Metës, takohen paraditen e së dielës

Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, që e ftoi publikisht një ditë më parë në cilësinë e kr...


Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, që e ftoi publikisht një ditë më parë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit.

Takimi Meta-Basha do të mbahet në orën 11:00 të së dielës në ambientet e Hotel Rogner.

Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë orën dhe vendin e takimit, por jo formatin nëse do të jetë një takim kokë më kokë apo me përfaqësues të tjerë të të dyja palëve.

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit pasi sqaroi çështjen e futjes në kalendarin trejavor të Kuvendit të draftit të reformës në drejtësi, që e quajti një keqkuptim kërkoi një takim me Lulzim Bashën për fatin e reformës në drejtësi. Kushti i vetëm i vendosur nga kreu i Kuvendit ishtë faktori kohë.

“Bej me dije se si kryetar i Kuvendit i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të PD Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë, vend dhe në çdo format, por vetëm me një kusht; deri ditën e hënë. Jam i bindur se jemi tashmë të vonuar me kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, që nuk është përfshirë për arsye të mosarritjes së kompromisit përfundimtar në Komisionin e Posaçëm të kësaj reformë”, tha ai.

Kreu i Kuvendit tha se jemi në krizë kohore dhe kërkoi reflektim nga të gjitha palët që të arrihet një reformë sipas standardeve të Venecias dhe këshillave të Euralius dhe OPDAT.

Dalja për mediat e Metës ndodhi rreth dy orë pas takimit që zhvilloi me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin në Kryesinë e Kuvendit dhe akuzave të opozitës përmes Edi Palokës për 'falsifikim të kalendarit të Kuvendit'. Opozita ka pranuar justifikimin zyrtar të Kuvendit, megjithëse nuk është e bindur se ka qenë vërtet lapsus.

Related

Top Lajm 2682333276696568370

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item