Babai rrëfen si e përjetoi dhunën 3-vjeçari: I tronditur godiste veten në shtëpi

Fakte të reja tronditëse janë publikuar këtë mbrëmje nga emisioni investigativ për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçarit, në një kopsht pri...



Fakte të reja tronditëse janë publikuar këtë mbrëmje nga emisioni investigativ për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçarit, në një kopsht privat në Sauk të Tiranës.

Në një intervistë për emisionin Stop, babai ka rrëfyer se 6 orë pas dhunës së ushtruar nga administratorja, fëmija është shfaqur i tronditur, qante dhe godiste veten në pamundësi për të folur dhe për të treguar se çfarë i kishte ndodhur në kopsht:

“Fëmija im ka përjetuar një dhunë që ma do mendja se as në kampin e Aushvicit nuk ka ndodhur. E keni parë videon se si fëmija dridhet.  Pas dhunës në kopsht, djali godiste kokën, ulërinte, e morëm e çuan në kuzhinë ndezëm televizorin me kuklla dhe nuk pushonte së qari", shprehet babai.

Më tej ai tregon se djali i tij nuk është i vetmi që ka rënë viktimë e dhunës. Ai jep disa iniciale fëmijësh të cilët janë dhunuar madje edhe nga një edukatore që ka qenë më parë në këtë kopsht, por për të cilën nuk dha asnjë emër.

"Do të doja që dyshimet e mia të binin, dhe fëmija të mos ishte dhunuar. E bëra edhe për fëmijët e tjerë. Të cilët janë dhunuar edhe nga një edukatore e mëparshme. Djali im shkon vetëm për 3 orë në kopsht, imagjino çfarë ka ndodhur aty për 3 muaj rresht. Janë dhunuar katër fëmijë disa prej të cilëve me iniciale, S.B T. Madje në video është një moment kur dikush pyet: Cili po rrihet?”

Ngjarja pati një ndjeshmëri të lartë të opinionit publik, në veçanti mes përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët dënuan ushtrimin e dhunës nga administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, e cila është ndaluar nga policia.

Reagimi i plotë i babait të 3-vjeçarit të dhunuar:

“Të gjithë si familje ishim të shokuar, nuk po ju besonim syve, pavarësisht se ishim të përgatitur se kishte një material për t'u paraqitur. Ishte një “shok” për ne. Fëmija im ka përjetuar një dhunë që as në kampin e Aushvic-it nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Unë kam ardhur të denoncoj edhe një rast tjetër, çfarë pasojash ka krijuar ajo dhunë nga të goditurat që ka marrë. Ju e keni parë edhe videon që fëmija im dridhet. Në orën 2 afërsisht deri në 3 të mëngjesit pasi është regjistruar edhe materiali i dhunës me datën 14, është marrë nga nëna në momentin që ka qenë zgjuar dhe nga unë si baba dhe është munduar të qetësohet. Kemi shkuar në ambientet e dhomës tjetër, kemi ndezur televizorin me muzikë me kuklla dhe ai nuk qetësohej, po ulërinte po hidhej dhe po godiste kokën. Duke manifestuar dhunën që ai ka përjetuar, ndiej veten fajtor vetëm për arsye që e kam dërguar në atë kopësht dhe u bëj një apel të gjithë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kopështe jo të sigurta. Shumica prej nesh kur çojmë makinën në servis i rrimë tek “koka”, pra një vlerë materiale, jo një vlerë njerëzore. Dhe fëmijët i lëmë në kopësht edhe ikim në punë, e i marrim pasdite vetëm kaq. Dëshira më e madhe e imja do ishte që këto fakte dhune të mos ekzistonin, që dyshimet e mija të binin, që fëmija im të mos përjetonte këtë dhunë, por ju falenderoj shumë që ju më bëtë të mundur të vërtetoj dhunën ndaj fëmijës tim dhe drejtësia duhet të vendoset. E bëra dhe për fëmijët e tjerë që të mos dhunohen në atë kopësht sepse aty janë dhunuar edhe fëmijë të tjerë, edhe nga edukatorja që ka qenë më përpara. Jam i bindur që është ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve me iniciale S.B.T dhe një vajzë tjetër, këta edhe më tepër. Madje një moment kur kemi parë videon thuhet aty: Cili po rrihet? Kërkoj një dënim sa më të ashpër për atë femër sepse nuk është thjeshtë një dhunë, është një dhunë psikologjike, traumatike dhe nuk e di nëse fëmija im do të bëhet më. Aty është një dhunë e shënuar në një ditë për dy orë sepse djali im vetëm 3 orë shkon në kopësht, imagjinoni çfarë ka ndodhur aty për 6 muaj rrjesht.”

Related

Shqipëria 4667928599624649667

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item