Arrestohet ish-gazetarja, pronarja e kopshtit që dhunoi fëmijën 3-vjeçar (VIDEO)

Anjeza Shabani, ish-gazetare, administratorja e një kopshti privat në Tiranë, video e së cilës duke dhunuar në mënyrë mizore një fëmij...


Anjeza Shabani, ish-gazetare, administratorja e një kopshti privat në Tiranë, video e së cilës duke dhunuar në mënyrë mizore një fëmijë vetëm 3 vjeç në ambientet e kopshtit, u publikua sot në media nga emisioni investigativ Stop, është arrestuar nga policia.
Mësohet se Shabani është shoqëruar në polici bashkë me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat që ajo drejtonte.

Mbi të rëndon akuza për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre. Prokuroria po kryen veprimet në bashkëpunim me policinë.


Një fëmijë vetëm 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk.
Pamjet shokuese janë transmetuar sonte në emisionin ‘Stop’, në TV Klan. Ky emision investigoi rastin, pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunohej. “Nuk kam dyshime, kam bindje se djalin ma kanë rrahur”, tha babai në një intervistë për ‘Stop’.
Pas fotove që babai ka paraqitur në stafin e emisionit ka nisur edhe puna për të zbardhur ngjarjen. Është arritur nga stafi i Stop-it të vendoset një kamera, ku është filmuar dhuna makabre ndaj fëmijës.
“Kjo është vetëm një ditë”, tha Saimir Kodra teksa pasqyronte kroniken, duke lënë të kuptohet se dhuna ka qenë e vazhdueshme në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve.

Related

Top Lajm 6887782827169750549

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item