8 ditë të humbur: Mister për fatin e dy shqiptarëve të marrë peng nga marinari egjiptian

Janë bërë tashmë 8 ditë që anija e peshkimit “Çelepia 2” është zhdukur nga porti i Durrësit. Nuk dihet asgjë për fatin e kapitenit dhe...


Janë bërë tashmë 8 ditë që anija e peshkimit “Çelepia 2” është zhdukur nga porti i Durrësit. Nuk dihet asgjë për fatin e kapitenit dhe marinarit shqiptar, që lundronin në bordin e saj.
Asnjë operacion nga shteti shqiptar dhe ai egjiptian nuk ka nisur për të shpëtuar pengjet, ndërsa pengmarrësi, Adel Salam kërkoi 70 mijë euro për lirimin e shqiptarëve.
Adel Salam është marinari që deklaron se mban peng anijen në afërsi të portit të Aleksandrisë në Egjipt. Komunikimin me pronarin e anijes e ndërpreu për më shumë se 24 orë. Të dielën mediat raportojnë se Salam i është rikthyer kërkesës për 70 mijë euro, në këmbim të jetës së dy shqiptarëve. Por tashmë Çelepia nuk ka asnjë sinjal, as foto nga kapiteni Dhimitër Malja, çka vë në pikëpyetje jetën e tij.

Related

Kronika 4860881445281658396

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item