555 ditë pa zemër, historia e një të riu në SHBA

Një i ri nga Michigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti të mbijetojë për 555 ditë me zemër artificiale, teksa ishte në listë...


Një i ri nga Michigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti të mbijetojë për 555 ditë me zemër artificiale, teksa ishte në listë për organin për të kryer më pas transplantin. Gjatë këtyre ditëve ai nuk qëndroi në spital, por jetoi një jetë normale. Tashmë ai ka kryer me sukses operacionin dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Stan Larkin mbijetoi për 555 ditë me zemër artificiale para se të kryente një transplant të suksesshëm zemre muajin e kaluar, duke e bërë kështu një nga pacientët e parë në Michigan që nxirret nga spitali me një zemër krejtësisht artificiale.
Para transplantit, mjeku Jonathan Haft, i cili kreu më vonë edhe ndërhyrjen kirurgjikale për Larkin në qendrën kardiovaskulare të Universitetit të Michiganit, shpjegoi arsyen e nxjerrjes nga spitali të pacientit me zemër artificiale.

“Ai është  ende në listë për transplant zemre. Ne shpresojmë të kryejmë sa më shpejt ndërhyrjen, por në të njëjtën kohë ai mund të qëndrojë në shtëpi,të lëvizë dhe të bëjë jetë normale deri sa të vijë mundësia e transplantit”.
Edhe vëllai i Stan, Dominik, kishte të njëjtën situatë shëndetësore, por ai pati fatin të kryente transplantin më shpejt.
Duke u kthyer në Universitetin e Michiganit në muajin maj pas transplantit, Larkin përshkruan emocionet e tij:
“Shumë emocion. Dy javë më parë kreva operacionin, kështu që ishte një sukses. Më pëlqeu shumë dhe e shijova pasi përfundoi. Ishte rrugë e gjatë, por në fund të fundit më solli sërish në jetë kaq të shëndetshëm sa jam tani. Stan dhe vëllai i tij më i madh Dominik ishin diagnostikuar në adoleshencë me sëmundje kronike të muskujve të zemrës, e quajtur cardiomiopathi familjare, një lloj ataku që godet njerëz në dukje të shëndetshëm pa asnjë paralajmërim paraprak”./ Ora News

Related

Shëndet & estetikë 1435995847568840196

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item