1.8 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pastër

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës sepse 1.8 miliardë njerëz vuajnë...


Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës sepse 1.8 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër. Një nga problemet më të mëdha të planetit, është se burimet e ujit të pijshëm, janë duke u pakësuar. Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë në të cilin përzihen me ujërat e zeza. OBSH informoi se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë. Ndërsa çdo ditë rreth 1 mijë fëmijë humbin jetën për shkak se infektohen nga sëmundje të marra nga përdorimi i ujit të papastër. Problem tjetër është se rreth 70 për qind të ujërave të zeza përdoret në bujqësi, pasi fermerët përdorin ujin e lumenjve. Në lumenj dhe liqene derdhen 80 për qind të ujërave të zeza pa u trajtuar.

Related

Top Lajm 53167310855868082

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item