12-vjeçari u rrëmbye për të bërë punë të vështira, kthehet në shtëpi pas 6 vitesh

Një 12-vjeçar indian, i cili 6 vite më parë u rrëmbye nga Nju-Delhi dhe u dërgua në Bangladesh, më në fund është kthyer në shtëpi pranë ...


Një 12-vjeçar indian, i cili 6 vite më parë u rrëmbye nga Nju-Delhi dhe u dërgua në Bangladesh, më në fund është kthyer në shtëpi pranë prindërve. Sonu u ul sot në aeroportin e Delhit i shoqëruar nga rojet e sigurisë. Aty e priste babai Mehboob Begum dhe e ëma Mumtaz.

“Kam gjetur birin tim dhe jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj ministrin e Jashtëm Sushma Swaraj”, është shprehur Begum. Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se Sonu është rrëmbyer nga një grua që jetonte me qira në shtëpinë e prindërve të djalit në vitin 2010, dhe më pas i ka kaluar kufirin për në Bangladesh.

Ka qenë një mekanik nga Bangladeshi, Jamal ibn Musa, i cili ka alarmuar zyrtarët indianë se Sonu po shfrytëzohej për të bërë punët e shtëpisë nga një grua, e cila jetonte në rrethin e Jessores.

Më pas, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Musa e ka dërguar në shtëpinë e fëmijës, ndërkohë që autoritetet në Bangladesh dhe Indi po përgatisnin dokumentet për riatdhesimin e djalit.

Gjithashtu, Musa ka udhëtuar për në Delhi muajin e kaluar për të gjetur prindërit e Sonu-së. Ndërsa sot është bërë i mundur kthimi i djalit në shtëpi.

“Ajo më keqtrajtonte dhe më detyronte të bëja punë të vështira”, ka rrëfyer djali. Në lidhje me këtë ngjarje janë akuzuar dy gra, të cilat po përballen me ligjin në Bangladesh.

Related

Kronika 3231459056489190988

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item