Zëri ynë i brendshëm mundet të spiunohet

Kujdes nga mendimet kompromentues: një grup shkencëtarësh ka arritur të deshifrojë fjalët e zërit tonë të brendshëm, atë që “lexojmë” në...


Kujdes nga mendimet kompromentues: një grup shkencëtarësh ka arritur të deshifrojë fjalët e zërit tonë të brendshëm, atë që “lexojmë” në kokë kur lexojmë apo arsyetojmë. “Po përpiqemi të deshifrojmë aktivitetin relativ të trurit. Objektivi në të ardhmen: krijimi i protezave që lejojnë të komunikosh, për shembull ata që kanë paralizë të rëndë dhe nuk flasin dot”, shpjegon Brian Pasley i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve.

LEXIMI

“Kemi hedhur hipotezën që në tru, si kur flitet me zë, si kur mendohet enjëjta gjë, vihen në veprim të njëjtat zona”, thotë Pasley i cili ka zhvilluar një algoritëm për të deshifruar fjalët që mendohen. Ka rregjistruar dhe analizuar aktivitetin e trurit të 7 pacientëve epileptikë (që kishin pra elektroda në tru) në gjendje që të lexonin pjesë fillimisht me zë të lartë e më pas në heshtje. Dhe vetëm nga aktiviteti i trurit në heshtje programi kompjuterik ia doli për të nxjerrë fjalët që kishin menduar disa vullnetarë./Bota.al

Related

Psikologji 7235533956084995364

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item