Zbulohet ideatori i monedhës Bitcoin që fitoi miliona dollarë

Vetë-identifikohet ideatori i monedhës së njohur inovative Bitcoin. Australiani Craig Wright ka pranuar se është ai që e ka krijuar kë...


Vetë-identifikohet ideatori i monedhës së njohur inovative Bitcoin. Australiani Craig Wright ka pranuar se është ai që e ka krijuar këtë monedhë, duke i dhënë fund spekulimeve disa vjeçare që shihnin si themelues Satoshi Nakamoton.
Wright paraqiti prova që vërtetonin fjalën e tij, duke treguar disa monedha që mund t’i zotëronte vetëm krijuesi i Bitcoin.
Po ashtu edhe pjesëtarë të tjerë që kanë që pjesë të zhvillimit të këtij projekti kanë konfirmuar se Wright është ideuesi i monedhës inovative dixhitale. Australiani e zbuloi këtë për tre rrjetet mediatike si BBC, the Economist dhe GQ.  Në takimin me gazetarët e BBC ai dekriptoi kodet për të dokumentuar krijimin e Bitcoin, të cilat mendohej se ishin vendosur nga Nakamoto.
“Këtu po shihni mënyrën se si i kemi dërguar 10 Bitocoin Hal Finney-t në vitin 2009, që ka qenë edhe transaksioni i parë i Bitcoin”, deklaroi Wright gjatë prezantimit. Ekonomisti Jon Matonis , pjesë e grupit themelues të Bitcoin u shpreh se ai ishte i sigurt që krijuesi ishte Craig Wright.
Në dhjetor policia australiane kreu një kontroll në banesën e Wright , pasi revista “Wired” për herë të parë përmendi emrin e tij si themeluesin e Bitcoin.
Kjo për shkak se dyshohet që ai ka përfituar miliona dollarë nëpërmjet kësaj monedhe dixhitale duke qenë se ka tërhequr vëmendjen e bankave, spekulatorëve dhe kriminelëve.
Aktualisht, zyra e taksave në Australi nuk ka reaguar në lidhje me zbulimin e emrit të ideuesit të Bitcoin.
/Ora News/

Related

Ekonomi 443573264096282400

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item