Video e policisë italiane: Kapet shqiptari me kokainë dhe 109 mijë euro

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino. Saimir Serjani është kapur duke lëvizur me makinën e tij “Peuge...


Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino. Saimir Serjani është kapur duke lëvizur me makinën e tij “Peugeot 3007”, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 600 gr kokainë.
Pas kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur 109 mijë euro, një makinë numërim të kartmonedhave, karta telefoni si dhe materiale të tjera.
Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe dy automjetete e tjera të shqiptarit, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”.
Nga hetimet e policisë rezulton se 36-vjeçari Saimir Serjani është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në zonë.
Saimir Serjani sipas policisë italiane rezultonte të ishte furnizuesi i grupit të kokainës të kapur me 07 Qershor të vitit 2013, mes të cilëve ishte dhe Eno Bedalli i vrarë në masakrën e 3 Shkurtit, ku u qëllua në lokalin e fisit Capja në Elbasan.
Nga 31 të arrestuarit, 14 prej tyre janë shqiptarë dhe rreth 2.5 kg kokainë është sekuestruar.
Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.
Mësohet se tregu i kokainës kishte si qendër Holandën, por që shpërndahej nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë, edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.

Related

Kronika 2821257564717968703

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item