Ushqimet e shpejta (Fast Food) dëmtojnë trurin

Konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuqura, dëmton shëndetit fizik. Studimet e fundit kanë në konkluzion se ushqimi i shpej...


Konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuqura, dëmton shëndetit fizik. Studimet e fundit kanë në konkluzion se ushqimi i shpejtë dëmton edhe shëndetin tuaj mendor.
Si rezultat i një ndjekjeje trevjeçare që u është bërë adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë bërë 17, u vu re se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuqura, mish a pulë të skuqur, si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime më të ngadalta, vëmendje, kujtesë e aftësi për të mësuar më të keqe se pjesa tjetër e grupit, e cila ishte ushqyer me fruta dhe perime. Këta të fundit reagonin shumë më mirë.
Duhet pasur gjithnjë kujdes me ushqimin e fëmijëve, pasi ata janë të prirur të kërkojnë pikërisht ushqimet e shpejta. Duke mos i kënaqur me gjënë që duan ndoshta do t’i mërzisim, por do të jetë më mirë për ta nesër.
Ndihmojini të paktën në shtëpi duke i ushqyer shëndetshëm sepse përveç ushqimeve të shpejta, edhe ato që mund të hanë në shkolla a kopshte, mund të mos jenë më të mira.

Related

Shëndet & estetikë 153533492281947398

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item