Ukrainë, gjenden 17 piktura me vlerë 16 mln euro të vjedhura në Itali

Shtatëmbëdhjetë piktura të vjedhura nga një muze në Itali, vitin e kaluar janë gjetur në ukrainë, bëjnë me dije autoritet vendase. P...


Shtatëmbëdhjetë piktura të vjedhura nga një muze në Itali, vitin e kaluar janë gjetur në ukrainë, bëjnë me dije autoritet vendase.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka uruar zyrtarët kufitarë gjatë një ceremonie të sotme në Kiev, ku ishin paraqitur edhe veprat artistike, që konsiderohet se e kanë një vlerë afro 16 milionë eurosh.
“Ky operacion brilant i kujton botës luftën efikase të Ukrainës kundër kontrabandimit dhe korrupsionit”, tha Poroshneko.
Zyra e tij tha se këto piktura ishin gjetur 1.5 kilometra larg nga kufiri me Moldavinë.
Tashmë autoritetet e Ukrainës do të ftojnë ekspertët italianë për vërtetimin e autenticitetit të pikturave, ku përfshihen edhe vepra të piktorëve Rubens, Tintoretto dhe Pisanello.
Persona të armatosur i kanë vjedhur pikturat në muzeun Castelvecchio, në qytetin Verona në Itali nëntor të vitit të kaluar.

Related

Kultura 6104893601290914251

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item