Ukrainasit zgjedhin Shqipërinë, mbërrijnë 80 turistët e parë

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik i preferuar për qytetarët ukrainas. Mesditën e së enjtes në aeroportin “Nënë Tereza” ...


Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik i preferuar për qytetarët ukrainas. Mesditën e së enjtes në aeroportin “Nënë Tereza” u ul avioni i parë çarter për këtë sezon me 80 turistë ukrainas të nisur nga aeroporti Borispol në Kiev.

Sipas agjencisë turistike e cila po sjell turistë nga Ukraina, deri më datë 22 Shtator charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim gjatë pikut të sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv.

Për t’u uruar mirëseardhjen dhe falënderuar që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri në aeroportin “Nënë Tereza” doli zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici e cila tha:

“Është një fillim i mbarë për sezonin turistik në Shqipëri. Heqja e vizave ka mundësuar ardhjen e sa më shumë turistëve. Ky është çarteri i parë me ukrainas, por sipas informacioneve nga agjencitë turistike dhe operatorëve do të ketë edhe në vijim çartera të tjerë. Do të kemi një numër mbresëlënës të turistëve që ne do ti mirëpresim në Shqipëri për të shijuar bukuritë, cilësinë e shërbimit turistik, si dhe produktet turistike të cilat janë të diversifikuara dhe të shumëllojshme. Jo vetëm me çartera, por do të ketë një numër turistësh të konsiderueshëm edhe me kroçera në të gjitha portet e vendit. Ne jemi në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të këtij sektori, me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të tyre”, u shpreh ajo.

Related

Turizmi 5679951447908469178

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item