Turqi-Shqipëri, “sherr” për Sami Frashërin

Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashëri, midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Trakës në Turqi, ai që ka nd...


Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashëri, midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Trakës në Turqi, ai që ka ndezur debatin akademik për autorësinë e veprës së tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.
Pala turke ngre pretendimin duke folur për Top Channel.
“Vepra në fjalë mund të jetë e Sami Frashërit, por edhe mund të mos jetë. Unë kundërshtoj shqiptarët që thonë se, patjetër që është e Samiut, sepse kjo është botuar në Bukuresht në një formë joformale. Në 1889-n është bërë përkthimi në turqisht. Sami Frashëri ishte vet gjallë dhe kurrë nuk bëri një deklarim nëse vepra ishte e tij apo jo”, tha Prof. Dr. Yuskel Tapalogu, akademik.
“Nuk ka dyshim për studiuesit tanë që kjo vepër është e Sami Frashërit. Njerëz të këtyre përmasave nuk duhen parë të ndarë midis kombesh”, deklaroi Prof. Dr. Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
“Mbështes plotësisht argumentet e akademikëve shqiptarë, që ajo është një vepër e shkruar nga rilindasi i madh shqiptar”, u shpreh edhe Dr. Valentina Duka, zv.dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Madje pretendimet e palës turke për të shpëlarë historinë shkojnë deri në krahasimin e Perandorisë Osmane me Bashkimin Europian të ditëve të sotme.
Këta që mbeten ende nën vizionin e një politike irredentiste të të ashtuquajturit rikonstituim të perandorisë, ndërkohë që popujt sot shkojnë drejt vizioneve të reja siç është ai i Bashkimit Europian”, tha më tej Prof. Dr. Shezai Rrokaj.
Sami Frashëri konsiderohet arkitekti i shtetit shqiptar. Erudit, studiues i gjuhës dhe i kulturës shqipe, kritik i shoqërisë osmane, ai krijoi filozofinë e një rilindasi të vërtetë.
“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhët” mëshiron pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij për kontributin e krijimit të shtetit.

Related

Shqipëria 5143165733505603035

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item